Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mësoju të vërtetën

Mësoju të vërtetën

Duke filluar nga muaji shtator, Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» do të përfshijë një lloj të ri prezantimi me titull «Mësoju të vërtetën». Synimi ynë do të jetë t’ua drejtojmë vëmendjen njerëzve te një e vërtetë themelore nga Bibla, duke përdorur një pyetje dhe një shkrim.

Nëse dallojmë se kanë interes, mund t’u ngjallim kureshtje për vizitën tjetër duke u lënë një botim ose duke u treguar një video nga jw.org. Duhet të përpiqemi të kthehemi brenda pak ditësh, që të ndërtojmë mbi themelin e bisedës së mëparshme. Prezantimet e reja dhe caktimet e studentëve do të bazohen te përmbledhjet e kapitujve nga libri Ç’mund të na mësojë Bibla? (nuk disponohet në shqip), i cili është botimi i thjeshtuar i librit Çfarë mëson vërtet Bibla? Në librin Çfarë mëson vërtet Bibla? mund të gjejmë informacione dhe shkrime që na ndihmojnë të bëjmë rivizita ose të drejtojmë studime duke përdorur vetëm Biblën.

Ka vetëm një rrugë që të çon në jetë. (Mt 7:13, 14) Meqë flasim me njerëz të lloj-lloj feve e prejardhjeve, duhet t’ia drejtojmë vëmendjen secilit tek ato të vërteta biblike që i interesojnë. (1Ti 2:4) Ndërsa bëhemi më të zotë të shpjegojmë tema të ndryshme biblike dhe përmirësojmë aftësinë ‘për ta përdorur drejt fjalën e së vërtetës’, do të provojmë më shumë gëzim dhe do t’ia dalim t’u mësojmë të vërtetën të tjerëve.2Ti 2:15.