Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Plot gëzim të lëvdojmë Jehovain me këngë

Plot gëzim të lëvdojmë Jehovain me këngë

Pavli dhe Sila lëvduan Jehovain me këngë ndërsa ishin në burg. (Ve 16:25) Pa dyshim që këndimi u dha forcë të tregonin qëndrueshmëri. Ç’të themi për ne sot? Këngët që përdorim në adhurim dhe këngët origjinale na ngrenë peshë zemrat dhe na ndihmojnë të qëndrojmë besnikë në sprova. Por, mbi të gjitha, përlëvdojnë Jehovain. (Ps 28:7) Na është dhënë nxitja të mësojmë përmendësh tekstet e të paktën disa këngëve. A e ke provuar ndonjëherë? Adhurimi familjar mund të jetë një rast për të praktikuar këngët e për të mësuar tekstet.

SHIHNI VIDEON FËMIJËT LËVDOJNË JEHOVAIN ME KËNGË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si ndikon për mirë te ne këndimi i këngëve të Mbretërisë?

  • Si përgatiten Repartet Audio-Video për incizimin e një kënge?

  • Si përgatiten fëmijët dhe familjet e tyre për incizimin e një kënge?

  • Cilat këngë Mbretërie të pëlqejnë më shumë dhe pse?