Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 B1

Mesazhi i Biblës

PAMJA

Perëndia Jehova ka të drejtën të mbretërojë dhe mënyra e tij e mbretërimit është më e mira. Qëllimi i tij për tokën dhe njerëzimin do të plotësohet.

Pas vitit 4026 p.e.s.

«Gjarpri» vë në pikëpyetje të drejtën e Jehovait për të mbretëruar dhe mënyrën si e bën Ai këtë. Jehovai premton të sjellë një ‘pasardhës’ ose ‘farë’, i cili në fund do t’i japë një goditje dërrmuese gjarprit, pra Satanait. (Zanafilla 3:1-5, 15, shënimi) Gjithsesi, Jehovai u lë kohë njerëzve që të qeverisin vetë nën ndikimin e gjarprit.

1943 p.e.s.

Jehovai i thotë Abrahamit se ‘pasardhësi’ i premtuar do të vinte prej tij.​—Zanafilla 22:18.

Pas vitit 1070 p.e.s.

Jehovai e siguron mbretin David dhe më vonë birin e tij, Solomonin, se ‘pasardhësi’ i premtuar do të vinte nga linja e tyre familjare.​—2 Samuelit 7:12, 16; 1 Mbretërve 9:3-5; Isaia 9:6, 7.

29 i e.s.

Jehovai e identifikon Jezuin si ‘pasardhësin’ e premtuar që do të trashëgojë fronin e Davidit.​—Galatasve 3:16; Luka 1:31-33; 3:21, 22.

 33 i e.s.

Gjarpri, Satanai, i shkakton një plagë të përkohshme ‘pasardhësit’ të premtuar duke bërë që Jezui të vritet. Jehovai e ringjall Jezuin në qiell dhe pranon vlerën e jetës së përsosur të Jezuit, duke siguruar kështu bazën për të falur mëkatet e për t’u dhënë pasardhësve të Adamit jetën e përhershme.​—Zanafilla 3:15; Veprat 2:32-36; 1 Korintasve 15:21, 22.

Rreth vitit 1914 të e.s.

Jezui e vërvit në tokë gjarprin, Satanain, dhe e kufizon atje për një periudhë kohe të shkurtër.​—Zbulesa 12:7-9, 12.

E ardhmja

Jezui burgos Satanain për 1.000 vjet dhe pastaj e shkatërron, pra në mënyrë simbolike i shtyp kokën. Plotësohet qëllimi fillestar i Jehovait për tokën dhe për gjithë njerëzimin, hiqet sharja nga emri i tij dhe shfajësohet mënyra si mbretëron ai.​—Zbulesa 20:1-3, 10; 21:3, 4.