Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 PYETJA 18

Si t’i afrohesh Perëndisë?

«O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.»

Psalmi 65:2

«Beso te Jehovai me gjithë zemër dhe mos u mbështet në aftësinë tënde për të kuptuar. Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua, dhe ai do t’i drejtojë shtigjet e tua.»

Proverbat 3:​5, 6

«Që të gëzojnë jetën e përhershme, duhet të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.»

Gjoni 17:3

«Në fakt, [Perëndia] nuk është larg nga secili prej nesh.»

Veprat 17:27

«Për këtë lutem vazhdimisht, që t’ju shtohet gjithnjë e më shumë dashuria nga njohuria e saktë dhe aftësia e plotë dalluese.»

Filipianëve 1:9

 «Nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, t’ia kërkojë pareshtur Perëndisë, e do t’i jepet, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i kritikuar.»

Jakovi 1:5

«Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet. Pastroni duart, o mëkatarë, dhe dëlirni zemrat, o të pavendosur!»

Jakovi 4:8

«Kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij. E megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda.»

1 Gjonit 5:3