Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 PYETJA 7

Çfarë parathotë Bibla për ditët tona?

«Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie . . . . Të gjitha këto janë fillimi i dhembjeve therëse.»

Mateu 24:​7, 8

«Do të dalin shumë profetë të rremë, që do të mashtrojnë shumë veta, dhe për shkak të rritjes së ligësisë, dashuria e shumicës do të ftohet.»

Mateu 24:​11, 12

«Kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe lajme luftërash, mos u alarmoni; këto gjëra duhet të ndodhin, por ende nuk është fundi.»

Marku 13:7

«Do të ketë tërmete të mëdha, mungesa ushqimi dhe murtaja nga njëri vend në tjetrin; do të ketë fenomene të frikshme dhe shenja të mëdha nga qielli.»

Luka 21:11

 «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, lakmues parash, mburravecë, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, që duan kënaqësitë dhe jo Perëndinë, që duket sikur janë të përkushtuar ndaj Perëndisë, por fuqia e këtij përkushtimi nuk ndikon në jetën e tyre.»

2 Timoteut 3:​1-5