Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 PYETJA 16

Si ta përballosh ankthin?

«Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai do të të mbështetë. Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.»

Psalmi 55:22

«Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri sukses, por kush është i nxituar, me siguri turret drejt skamjes.»

Proverbat 21:5

«Mos ki frikë, se unë jam me ty. Mos ji në ankth, se unë jam Perëndia yt. Unë do të të jap forcë, po, do të të ndihmoj, do të të mbaj fort me të djathtën time të drejtësisë.»

Isaia 41:10

«Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund t’i shtojë qoftë edhe një çast jetës së vet?»

Mateu 6:27

«Prandaj mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjaftojnë hallet e veta.»

Mateu 6:34

 «Të siguroheni për gjërat më të rëndësishme.»

Filipianëve 1:10

«Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe mendjen tuaj me anë të Krishtit Jezu.»

Filipianëve 4:​6, 7