Zbulesa e Gjonit 22:1-21

  • Lumi i ujit të jetës (1-5)

  • Përfundimi (6-21)

    • ‘Eja! Merrni falas ujin e jetës’ (17)

    • «Eja, o Zotëri Jezu!» (20)

22  Më pas më tregoi lumin e ujit të jetës,+ i kulluar si kristal, që rridhte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit,+  e zbriste përmes rrugës kryesore të qytetit. Në të dyja anët e lumit ishin pemët e jetës, që prodhonin fryt 12 herë në vit, po, jepnin fryt çdo muaj. Ndërsa gjethet e pemëve shërbenin për shërimin e kombeve.+  Nuk do të ketë më asnjë mallkim. Froni i Perëndisë dhe i Qengjit+ do të jetë në qytet, dhe skllevërit e Tij do t’i bëjnë shërbim të shenjtë.  Ata do të shohin fytyrën e tij+ dhe do të kenë mbi ballë emrin e tij.+  Gjithashtu s’do të ketë më natë,+ dhe s’do të kenë më nevojë as për dritën e llambës, as për dritën e diellit, sepse Perëndia Jehova* do të ndriçojë mbi ta,+ dhe ata do të mbretërojnë në jetë të jetëve.+  Ai më tha: «Këto fjalë janë të besueshme* e të vërteta.+ Po, Jehovai,* Perëndia që frymëzoi profetët,+ ka dërguar engjëllin e tij për t’u treguar skllevërve të vet gjërat që do të ndodhin së shpejti.  Ja, unë po vij shpejt.+ Lum kush zbaton fjalët e profecisë së kësaj rrotulle!»+  Unë, Gjoni, i dëgjova dhe i pashë këto gjëra. Pasi dëgjova e pashë, u përkula te këmbët e engjëllit që m’i tregoi këto, për ta adhuruar.  Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj! Unë s’jam veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, që janë profetë, si dhe i atyre që zbatojnë fjalët e kësaj rrotulle. Perëndinë adhuro!»+ 10  Gjithashtu më tha: «Mos i vulos fjalët e profecisë së kësaj rrotulle, sepse koha e caktuar është afër. 11  I padrejti, le të vazhdojë të bëjë padrejtësi; kush është i fëlliqur, le të vazhdojë të bëjë fëlliqësi; por i drejti le të vazhdojë të veprojë me drejtësi, dhe të shenjtët le të mbeten të shenjtë. 12  “Ja, unë po vij shpejt dhe me vete kam shpërblimin që do t’i jap secilit sipas veprave të veta.+ 13  Unë jam Alfa dhe Omega,*+ i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi. 14  Lum ata që i lajnë rrobat e tyre të gjata,+ që të kenë të drejtën të shkojnë te pemët e jetës+ dhe të hyjnë në qytet nga portat e tij!+ 15  Jashtë janë qentë,* ata që merren me spiritizëm, imoralët,* vrasësit, idhujtarët dhe ata që e duan gënjeshtrën dhe e kanë zakon të gënjejnë.”+ 16  ‘Unë, Jezui, dërgova engjëllin tim që t’ju dëshmoja këto gjëra për dobinë e kongregacioneve. Unë jam rrënja dhe pasardhësi i Davidit,+ si dhe ylli i shndritshëm i mëngjesit.’»+ 17  Fryma dhe nusja+ vazhdojnë të thonë: «Eja!» Dhe kushdo që dëgjon, le të thotë: «Eja!» Kush ka etje, le të vijë;+ kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.+ 18  «Kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së kësaj rrotulle, unë i dëshmoj: nëse ndokush u shton diçka këtyre gjërave,+ Perëndia do t’i shtojë atij plagët e shkruara në këtë rrotull.+ 19  Nëse dikush heq diçka nga fjalët e rrotullës së kësaj profecie, Perëndia do ta heqë pjesën e tij nga ajo që është shkruar në këtë rrotull—nuk do ta lejojë të hajë nga pemët e jetës+ dhe të hyjë në qytetin e shenjtë.+ 20  Ai që jep dëshmi për këto gjëra thotë: ‘Po, unë po vij shpejt.’»+ «Amin! Eja, o Zotëri Jezu!» 21  Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu qoftë me të shenjtët!

Shënime në fund të faqes

Ose «besnike».
Ose «A-ja dhe Zh-ja». Alfa është shkronja e parë e alfabetit grek, kurse Omega është shkronja e fundit.
Domethënë, ata që bëjnë gjëra të pështira në sytë e Perëndisë.
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».