Zbulesa e Gjonit 11:1-19

  • Dy dëshmitarët (1-13)

    • Profetizojnë për 1.260 ditë të veshur me copë thesi (3)

    • I vrasin dhe nuk i varrosin (7-10)

    • Kthehen në jetë pas tri ditë e gjysmë (11, 12)

  • Kalon mjerimi i dytë, po vjen mjerimi i tretë (14)

  • Trumbeta e shtatë (15-19)

    • Mbretëria e Zotërisë tonë dhe e Krishtit të tij (15)

    • Ata që shkatërrojnë tokën do të shkatërrohen (18)

11  Pastaj m’u dha një kallam që ngjante si shkop i gjatë,*+ dhe një zë më tha: «Ngrihu dhe mat shenjtëroren e tempullit të Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë në të.  Kurse oborrin jashtë shenjtërores së tempullit, lëre dhe mos e mat, sepse ai u është dhënë kombeve, të cilat do ta shkelin me këmbë qytetin e shenjtë+ për 42 muaj.+  Do të dërgoj dy dëshmitarët e mi të profetizojnë për 1.260 ditë, të veshur me copë thesi.»*  Këta paraqiten nga dy pemët e ullirit+ dhe nga dy shandanët,+ e qëndrojnë para Zotërisë së tokës.+  Nëse dikush do që t’i dëmtojë, nga goja e tyre del zjarr dhe përpin armiqtë. Po, nëse dikush do që t’i dëmtojë, do të vritet në këtë mënyrë.  Këta kanë autoritet të mbyllin qiellin,+ që të mos bjerë shi+ gjatë ditëve kur profetizojnë, dhe kanë autoritet t’i kthejnë ujërat në gjak+ e të godasin tokën me çdo lloj plage sa herë të duan.  Pasi të kenë mbaruar me dëshminë, bisha që ngjitet nga humnera, do të luftojë kundër tyre, do t’i mundë dhe do t’i vrasë.+  Kufomat e tyre do të dergjen në rrugën kryesore të qytetit të madh, që në mënyrë simbolike quhet Sodoma dhe Egjipti, ku u ekzekutua në shtyllë edhe Zotëria i tyre.  Njerëz nga popuj, fise, gjuhë dhe kombe do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë+ e nuk do të lejojnë që të futen në varr. 10  Ata që banojnë në tokë, do të gëzojnë e do të festojnë për vdekjen e tyre, dhe do t’i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit, sepse dy profetët i mundonin ata që banonin në tokë. 11  Pas tri ditëve e gjysmë, në ta hyri frymë jete nga Perëndia.+ Kështu u ngritën në këmbë e një frikë e madhe i zuri ata që i shihnin. 12  Ata dëgjuan një zë të fortë nga qielli t’u thoshte: «Ejani këtu lart.» Dy dëshmitarët u ngjitën në qiell në një re dhe armiqtë e tyre i panë.* 13  Në atë orë ra një tërmet i madh dhe një e dhjeta e qytetit u shemb; 7.000 njerëz i vrau tërmeti, ndërsa pjesën tjetër e zuri frika dhe i dha lavdi Perëndisë së qiellit. 14  Mjerimi i dytë+ kaloi. Ja, mjerimi i tretë po vjen me të shpejtë. 15  Engjëlli i shtatë i ra trumbetës.+ Në qiell ushtuan zëra të fortë që thoshin: «Mbretëria e botës u bë Mbretëria e Zotërisë tonë+ dhe e Krishtit të tij,+ dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.»+ 16  Të 24 pleqtë+ që ishin ulur para Perëndisë në fronet e tyre, u përkulën me fytyrë përtokë dhe adhuruan Perëndinë 17  e thanë: «Të falënderojmë, o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm, ai që ishte dhe që është,+ sepse more pushtetin tënd të madh dhe fillove të mbretërosh.+ 18  Mirëpo, kombet u zemëruan dhe ti e zbraze zemërimin tënd. Erdhi koha e caktuar që të gjykohen të vdekurit e t’u japësh shpërblimin+ skllevërve të tu, profetëve,+ dhe të shenjtëve e atyre që e respektojnë thellësisht emrin* tënd, të vegjël e të mëdhenj, si dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë* tokën.»+ 19  Pastaj në qiell u hap shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, dhe arka e besëlidhjes së tij u duk në shenjtëroren e tempullit.+ Atëherë pati vetëtima, zëra, bubullima, një tërmet dhe një breshër të madh.

Shënime në fund të faqes

Ose «shkop matës».
Ose «po shihnin».
Ose «i frikësohen emrit».
Ose «të rrënosh ata që rrënojnë».