Zakaria 11:1-17

  • Pasojat kur hedh poshtë bariun e Perëndisë së vërtetë (1-17)

    • «Kullote kopenë që është caktuar për t’u therur» (4)

    • Dy shkopinj: Hijeshia dhe Bashkimi (7)

    • Paga e bariut: 30 monedha argjendi (12)

    • Monedhat hidhen në thesarin e shtëpisë së Perëndisë (13)

11  «Hapi dyert, o Liban,që cedrat e tu t’i përpijë zjarri.   Ulëri, o dëllinjë, sepse cedri ka rënë;pemët madhështore janë shkatërruar! Ulërini, o lisa të Bashanit,sepse pylli i dendur është rrëzuar!   Dëgjoni! Barinjtë ulërijnë,sepse madhështia e tyre është rrënuar. Dëgjoni! Luanët e rinj* ulërijnë,sepse shkurrnajat e dendura përgjatë Jordanit janë shkatërruar.  Kështu thotë Jehovai, Perëndia im: “Kullote kopenë që është caktuar për t’u therur,+  blerësit e së cilës e therin+ dhe s’quhen fajtorë. Ata që e shesin,+ thonë: ‘Lëvduar qoftë Jehovai, sepse do të bëhem i pasur!’ Barinjtë e saj nuk tregojnë fare dhembshuri për të.”+  ‘Unë s’do t’u tregoj më dhembshuri banorëve të vendit,​—thotë Jehovai.—​Prandaj do të bëj që çdokush të bjerë në dorë të tjetrit* dhe në dorë të mbretit. Ata do ta shkatërrojnë vendin, dhe unë s’do t’i shpëtoj nga duart e tyre.’»  Për ju, o dele të munduara të kopesë, fillova ta kullotja kopenë që ishte caktuar për t’u therur.+ Kështu mora dy shkopinj: njërin e quajta Hijeshi, kurse tjetrin Bashkim,+ dhe nisa ta kullotja kopenë.  Brenda një muaji hoqa tre barinj, sepse e humba durimin me ta; edhe ata më urryen.  Pastaj thashë: «Nuk do t’ju kullot më. Ajo që po vdes, le të vdesë. Ajo që po merr fund, le të marrë fund. Ato që do të mbeten, le të përpijnë mishin e njëra-tjetrës.» 10  Atëherë mora shkopin tim, Hijeshinë,+ dhe e bëra copë-copë, duke prishur besëlidhjen që kisha bërë me të gjithë popujt. 11  Kështu atë ditë ajo u prish, dhe delet e munduara të kopesë që po më vëzhgonin, e morën vesh se ajo ishte fjala e Jehovait. 12  Pastaj u thashë: «Nëse ju duket mirë, jepmani pagën time, por nëse jo, mbajeni.» Dhe ata ma dhanë* pagën: 30 monedha argjendi.+ 13  Atëherë Jehovai më tha: «Hidhe në thesar shumën “madhështore” me të cilën më vlerësuan.»+ Prandaj i mora 30 monedhat e argjendit dhe i hodha në thesarin e shtëpisë së Jehovait.+ 14  Pastaj bëra copë-copë shkopin tim të dytë, Bashkimin,+ duke prishur vëllazërinë mes Judës e Izraelit.+ 15  Më pas Jehovai më tha: «Tani, merr pajisjet e një bariu që s’vlen për gjë,+ 16  sepse unë po lejoj që një bari të dalë në vend. Ai s’do të kujdeset për delet që marrin fund,+ s’do ta kërkojë të voglën dhe s’do ta shërojë të plagosurën.+ Atë që mbahet në këmbë nuk do ta ushqejë. Përkundrazi, do t’ia përpijë mishin asaj që është e majme+ dhe do t’ua shkulë thundrat deleve.+ 17  Mjerë bariu im i pavlerë+ që e braktis kopenë!+ Krahun dhe syrin e djathtë do t’ia godasë shpata. Krahu do t’i thahet krejtdhe syri i djathtë do t’i verbohet fare.»*

Shënime në fund të faqes

Ose «Luanët e rinj me krifë».
Ose «të të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e peshuan».
Ose «do ta lërë».