Veprat e Apostujve 8:1-40

  • Përndjekësi Saul (1-3)

  • Shërbimi i suksesshëm i Filipit në Samari (4-13)

  • Pjetrin dhe Gjonin i dërgojnë në Samari (14-17)

  • Simoni përpiqet ta blejë frymën e shenjtë (18-25)

  • Eunuku etiopas (26-40)

8  Edhe Sauli e miratoi vrasjen e tij.+ Atë ditë filloi një përndjekje e madhe kundër kongregacionit në Jerusalem. Të gjithë, përveç apostujve, u shpërndanë në mbarë rajonet e Judesë dhe të Samarisë.+  Por disa burra të devotshëm e morën Stefanin, e varrosën dhe vajtuan shumë për të.  Kurse Sauli nisi ta trajtonte mizorisht kongregacionin. Hynte me forcë nga njëra shtëpi në tjetrën, nxirrte zvarrë burra e gra dhe i çonte në burg.+  Megjithatë, dishepujt që ishin shpërndarë, përshkuan tërë vendin dhe shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Perëndisë.+  Kështu Filipi zbriti në qytetin e* Samarisë+ e nisi të predikonte për Krishtin.  Turmat i kushtonin vëmendje të madhe asaj që thoshte Filipi, teksa dëgjonin dhe shikonin shenjat* që kryente ai.  Shumë njerëz kishin frymëra të ndyra* që thërritnin me zë të fortë dhe dilnin prej tyre.+ Veç kësaj u shëruan shumë të paralizuar dhe të çalë.  Prandaj qyteti vlonte nga gëzimi.  Në qytet ishte një burrë që quhej Simon, i cili dikur ishte marrë me magji dhe kishte mahnitur kombin e Samarisë duke thënë se ishte njeri i madh. 10  Që të gjithë, nga më i vogli e deri te më i madhi, ia vinin veshin dhe thoshin: «Ky njeri është Fuqia e Perëndisë, Fuqia e Madhe.» 11  Ata ia vinin veshin ngaqë i kishte mahnitur për shumë kohë me magjitë e tij. 12  Por, kur Filipi shpalli lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë+ dhe për emrin e Jezu Krishtit, burra e gra e besuan dhe u pagëzuan.+ 13  Edhe Simoni u bë besimtar dhe, pasi u pagëzua, shoqërohej me Filipin+ e mahnitej ndërsa shihte të bëheshin shenja dhe vepra të fuqishme e madhështore. 14  Kur apostujt në Jerusalem dëgjuan se Samaria e kishte pranuar fjalën e Perëndisë,+ dërguan atje Pjetrin dhe Gjonin. 15  Këta shkuan te samaritanët dhe u lutën që ata të merrnin frymën e shenjtë,+ 16  sepse asnjëri prej tyre nuk e kishte marrë ende, por vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotërisë Jezu.+ 17  Atëherë vunë duart mbi ta*+ dhe samaritanët morën frymën e shenjtë. 18  Tani, kur Simoni pa se fryma e shenjtë jepej me vënien e duarve nga apostujt, u ofroi pará 19  dhe u tha: «Ma jepni edhe mua këtë autoritet, që kushdo mbi të cilin të vë duart, të marrë frymë të shenjtë.» 20  Por Pjetri ia ktheu: «Argjendi yt marrtë fund bashkë me ty, se mendove që mund ta blije me pará dhuratën e* Perëndisë!+ 21  Ti nuk do ta kesh këtë gjë, sepse Perëndia e sheh që zemra jote nuk është e drejtë. 22  Prandaj, pendohu për këtë të keqe dhe përgjëroju Jehovait,* që nëse është e mundur, ta falë qëllimin e keq të zemrës sate, 23  sepse shoh se je vrer helmues* dhe skllav i padrejtësisë.» 24  Simoni iu përgjigj: «Përgjërojuni Jehovait* për mua, që të mos më bjerë asnjëra nga gjërat që thatë.» 25  Pasi dhanë dëshmi të plotë duke folur për fjalën e Jehovait,* ata u kthyen në Jerusalem dhe e shpallën lajmin e mirë në shumë fshatra të samaritanëve.+ 26  Mirëpo engjëlli+ i Jehovait* i tha Filipit: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi për në Gazë.» (Ajo është një rrugë e shkretë.) 27  Ai u ngrit menjëherë dhe shkoi. Atje pa një eunuk* etiopas, një njeri me autoritet në shërbim të kandakes, mbretëreshës së etiopasve, e cila e kishte emëruar mbi gjithë thesarin e saj. Ai kishte shkuar në Jerusalem për të adhuruar Perëndinë+ 28  dhe po kthehej. I ulur në karrocë, ai lexonte me zë librin e profetit Isaia. 29  Kështu, fryma i tha Filipit: «Shkoji afër asaj karroce.» 30  Filipi vrapoi afër saj dhe dëgjoi eunukun tek lexonte me zë librin e profetit Isaia, prandaj e pyeti: «A e kupton vërtet atë që po lexon?» 31  Ai iu përgjigj: «E si ta kuptoj, nëse dikush nuk ma shpjegon?»* Kështu e ftoi Filipin të hipte e të ulej me të. 32  Pjesa që lexonte me zë nga Shkrimet thoshte: «E çuan si delja në thertore; ashtu si qengji që s’nxjerr zë para qethësit, ai nuk e hapi gojën.+ 33  Kur e poshtëruan, atij iu mohua drejtësia.+ Kush do t’i tregojë hollësitë e prejardhjes* së tij? Jeta e tij është shfarosur nga toka.»+ 34  Pastaj eunuku i tha Filipit: «Të lutem, më thuaj, për kë e thotë profeti këtë? Për vete apo për dikë tjetër?» 35  Filipi iu përgjigj dhe, duke nisur nga ky shkrim, i shpalli lajmin e mirë për Jezuin. 36  Tani, ndërsa shkonin rrugës, arritën në një vend me ujë, dhe eunuku tha: «Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?!» 37  *—— 38  Atëherë urdhëroi të ndalej karroca. Filipi me eunukun zbritën në ujë, dhe ai e pagëzoi. 39  Kur dolën nga uji, fryma e Jehovait* e drejtoi menjëherë Filipin në një vend tjetër. Eunuku nuk e pa më, por vazhdoi udhën i gëzuar. 40  Kurse Filipi shkoi në Ashdod, e përshkoi atë territor dhe shpalli pa pushim lajmin e mirë në të gjitha qytetet, derisa mbërriti në Cezare.+

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «një qytet të».
Ose «mrekullitë».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «dhuratën falas të».
Fjalë për fjalë «vrer i hidhur».
Ose «zyrtar oborri».
Ose «nuk më udhëzon?»
Fjalë për fjalë «brezit».