Veprat e Apostujve 15:1-41

  • Debati për rrethprerjen (1, 2)

  • Çështjen e çojnë në Jerusalem (3-5)

  • Apostujt e pleqtë mblidhen së bashku (6-21)

  • Letër nga trupi udhëheqës (22-29)

    • Të rrimë larg nga gjaku (28, 29)

  • Kongregacionet marrin zemër nga letra (30-35)

  • Pavli dhe Barnaba ndahen (36-41)

15  Nga Judea zbritën ca burra e nisën t’i mësonin vëllezërit: «Po të mos rrethpriteni sipas zakonit të Moisiut,+ nuk shpëtoni dot.»  Mirëpo Pavli dhe Barnaba patën një mosmarrëveshje jo të vogël me ta dhe debatuan. Kështu, Pavli, Barnaba dhe disa të tjerë u caktuan të ngjiteshin në Jerusalem tek apostujt dhe pleqtë+ për këtë çështje.*  Kongregacioni i përcolli një copë rrugë, dhe ata burra vazhduan udhën përmes Fenikisë dhe Samarisë. Ata u tregonin me hollësi vëllezërve se si njerëz nga kombet* ktheheshin në besim, dhe kështu u sollën gëzim të madh të gjithëve.  Si mbërritën në Jerusalem, kongregacioni, apostujt dhe pleqtë i pritën përzemërsisht e ata u treguan sa shumë gjëra kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre.  Mirëpo, disa nga sekti i farisenjve, të cilët ishin bërë besimtarë, u çuan e thanë: «Ata duhen rrethprerë dhe duhen urdhëruar që të zbatojnë Ligjin e Moisiut.»+  Kështu apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku për ta parë këtë çështje.  Pas një diskutimi të gjatë e të zjarrtë, Pjetri u ngrit e tha: «Burra, vëllezër, ju e dini mirë se kohë më parë Perëndia më zgjodhi mua nga mesi juaj, që njerëzit e kombeve të dëgjonin lajmin e mirë nga goja ime dhe të besonin.+  Perëndia që njeh zemrat,+ dha dëshmi se i pranoi duke u dhënë atyre frymën e shenjtë,+ siç bëri edhe me ne.  Ai nuk bëri asnjë lloj dallimi mes nesh dhe atyre,+ por ua pastroi zemrat me anë të besimit.+ 10  Prandaj, pse po e vini tani në provë Perëndinë, duke u vënë në qafë dishepujve një zgjedhë+ që as paraardhësit tanë, as ne nuk ishim në gjendje ta mbanim?+ 11  Përkundrazi, ne kemi besim se shpëtojmë nëpërmjet mirësisë së pamerituar të Zotërisë Jezu,+ ashtu si edhe ata.»+ 12  Atëherë i gjithë grupi heshti dhe filloi të dëgjonte Barnabën e Pavlin, tek tregonin sa shumë shenja e mrekulli* bëri Perëndia me anë të tyre mes kombeve. 13  Pasi mbaruan, Jakovi tha: «Burra, vëllezër, më dëgjoni! 14  Simioni+ na tregoi nga fillimi në fund se si, për herë të parë, Perëndia e drejtoi vëmendjen nga kombet, që të nxirrte prej tyre një popull për emrin e tij.+ 15  Me këtë pajtohen edhe fjalët e Profetëve, siç është shkruar: 16  ‘Pas këtyre gjërave do të kthehem e do të ngre përsëri tendën* e Davidit që ka rënë. Do të rindërtoj rrënojat e saj dhe do ta kthej në gjendjen e mëparshme, 17  me qëllim që njerëzit që mbeten, të kërkojnë me zjarr Jehovain,* bashkë me njerëz nga të gjitha kombet që thirren me emrin tim,—thotë Jehovai* që po i bën këto gjëra+ 18  të njohura që nga lashtësia.’+ 19  Prandaj, unë mendoj* të mos i trazojmë njerëzit e kombeve që po kthehen te Perëndia.+ 20  Për më tepër t’u shkruajmë që të rrinë larg nga gjërat e ndotura nga idhujt,+ nga imoraliteti seksual,*+ nga kafshët e mbytura* dhe nga gjaku.+ 21  Faktikisht që nga kohët e lashta ka pasur njerëz që predikojnë shkrimet e Moisiut qytet më qytet, sepse ato lexohen me zë çdo sabat nëpër sinagoga.»+ 22  Atëherë, apostujt, pleqtë dhe gjithë kongregacioni vendosën që, bashkë me Pavlin dhe Barnabën, të dërgonin në Antioki edhe burra të tjerë që i zgjodhën mes tyre. Dërguan Judën, që quhej Barsaba, dhe Silën,+ të cilët merrnin drejtimin mes vëllezërve. 23  Nëpërmjet tyre dërguan këtë letër: «Apostujt dhe pleqtë, vëllezërit tuaj, vëllezërve nga kombet, që janë në Antioki,+ Siri dhe Kiliki: Përshëndetje! 24  Meqë dëgjuam se disa prej nesh erdhën dhe ju trazuan me fjalë+ për t’ju minuar besimin,* ndonëse nuk kishin marrë asnjë udhëzim nga ne, 25  vendosëm njëzëri të zgjidhnim disa burra e t’jua dërgonim bashkë me vëllezërit tanë të dashur, Barnabën dhe Pavlin, 26  të cilët e kanë vënë jetën* në rrezik për emrin e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 27  Prandaj po ju dërgojmë Judën dhe Silën, që këto gjëra t’jua thonë edhe me gojë,+ 28  sepse frymës së shenjtë+ dhe neve na u duk mirë të mos ju shtonim asnjë barrë tjetër, përveç këtyre gjërave të nevojshme: 29  të vazhdoni të rrini larg nga gjërat e flijuara idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura*+ dhe nga imoraliteti seksual.*+ Nëse ruheni me kujdes nga këto, do t’ju shkojë mbarë. Ju urojmë shëndet!»* 30  Kështu, burrat u nisën, zbritën në Antioki, mblodhën gjithë grupin e vëllezërve dhe u dhanë letrën. 31  Pasi e lexuan, ata gëzuan për inkurajimin. 32  Juda dhe Sila, meqë ishin edhe vetë profetë, u dhanë zemër* e forcë vëllezërve me shumë fjalime.+ 33  Pasi qëndruan ca kohë atje, vëllezërit i përcollën në paqe tek ata që i kishin dërguar. 34  *—— 35  Kurse Pavli dhe Barnaba ndenjën në Antioki dhe, bashkë me shumë të tjerë, mësonin e shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Jehovait.* 36  Pas disa ditësh Pavli i tha Barnabës: «Le të kthehemi tani* e të vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku shpallëm fjalën e Jehovait* e të shohim si janë.»+ 37  Barnaba ishte i vendosur të merrte me vete Gjonin, që quhej Mark.+ 38  Por Pavli nuk ishte dakord që ta merrnin me vete, meqë në Pamfili ai kishte ikur dhe nuk e kishte vazhduar veprën me ta.+ 39  Atëherë mes tyre pati një shpërthim të madh zemërimi, kështu që u ndanë nga njëri-tjetri. Barnaba+ mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro. 40  Pavli zgjodhi Silën dhe, pasi vëllezërit e lanë nën kujdesin e mirësisë së pamerituar të Jehovait,*+ u nis për rrugë. 41  Ai përshkoi Sirinë e Kilikinë dhe forcoi kongregacionet.

Shënime në fund të faqes

Ose «debat».
Ose «çudira».
Ose «kasollen; shtëpinë».
Ose «vendimi im është».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «që janë vrarë pa e lënë gjakun të kullojë».
Ose «për t’ju shqetësuar shpirtin».
Ose «shpirtin».
Ose «që janë vrarë pa e lënë gjakun të kullojë».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «Ju përshëndesim!»
Ose «i inkurajuan».
Një mundësi tjetër «medoemos».