Veprat e Apostujve 11:1-30

  • Pjetri e paraqit ngjarjen te apostujt (1-18)

  • Barnaba dhe Sauli në Antiokinë e Sirisë (19-26)

    • Dishepujt quhen për herë të parë ‘të krishterë’ (26)

  • Agabi parathotë një zi buke (27-30)

11  Apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude, dëgjuan se edhe njerëzit e kombeve* e kishin pranuar fjalën e Perëndisë.  Kështu, kur Pjetri u ngjit në Jerusalem, përkrahësit e rrethprerjes+ nisën ta kritikonin:*  «Ti hyre në shtëpinë e të parrethprerëve e hëngre me ta.»  Atëherë, Pjetri filloi t’u shpjegonte fill e për pe:  «Isha në qytetin e Jopës dhe po lutesha. Pashë në vegim* diçka* si një pëlhurë të madhe linoje që zbriste nga qielli e mbajtur nga katër cepat, që erdhi deri tek unë.+  Ia ngula sytë e pashë se brenda kishte kafshë katërkëmbëshe të tokës, egërsira, krijesa zvarritëse dhe zogj të qiellit.  Dëgjova edhe një zë të më thoshte: ‘Ngrihu Pjetër, ther dhe ha!’  Por unë ia ktheva: ‘Kurrsesi, Zotëri, se nuk kam futur asnjëherë në gojë diçka të ndotur a të papastër.’  Herën e dytë zëri nga qielli më tha: ‘Mos i quaj më të ndotura gjërat që Perëndia i ka pastruar.’ 10  Zëri foli edhe një herë të tretë, dhe gjithçka u tërhoq sërish në qiell. 11  Po atë çast, tre burra të dërguar nga Cezarea për tek unë, ishin para shtëpisë ku rrinim.+ 12  Pastaj fryma më tha të shkoja me ta, pa dyshuar aspak. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër, dhe hymë në shtëpinë e atij burri. 13  Ai na tregoi se kishte parë një engjëll të vinte në shtëpinë e tij e t’i thoshte: ‘Dërgo njerëz në Jopë dhe thirr Simonin që e quajnë edhe Pjetër.+ 14  Ai do t’ju thotë në ç’mënyrë ti dhe gjithë ata të shtëpisë sate mund të shpëtoni.’ 15  Kur fillova të flisja, ata morën frymën e shenjtë, ashtu siç e morëm edhe ne në fillim.+ 16  Atëherë më erdhën ndër mend fjalët e Zotërisë: ‘Gjoni pagëzoi me ujë,+ por ju do të pagëzoheni me frymë të shenjtë.’+ 17  Prandaj, nëse Perëndia u dha atyre të njëjtën dhuratë* që na dha edhe neve që besuam në Zotërinë Jezu Krisht, kush isha unë që të pengoja Perëndinë?»*+ 18  Kur dëgjuan këto, ata nuk kundërshtuan më* dhe i dhanë lavdi Perëndisë me fjalët: «E pra, Perëndia u ka dhënë edhe njerëzve të kombeve mundësinë që të pendohen, e kështu të kenë jetë.»+ 19  Tani, ata që ishin shpërndarë+ nga përndjekja* që nisi me Stefanin, shkuan deri në Feniki, Qipro dhe Antioki, por u predikuan vetëm judenjve.+ 20  Megjithatë, midis tyre kishte disa njerëz nga Qiproja dhe Kirena që vajtën në Antioki dhe nisën t’u shpallnin lajmin e mirë për Zotërinë Jezu atyre që flitnin greqisht. 21  Dora e Jehovait* ishte me ta, e një numër i madh njerëzish besuan dhe u kthyen te Zotëria.+ 22  Kongregacioni në Jerusalem mori vesh këtë lajm dhe dërguan Barnabën+ në Antioki. 23  Kur mbërriti dhe pa mirësinë e pamerituar të Perëndisë, Barnaba gëzoi e filloi t’i inkurajonte të gjithë që t’i qëndronin besnikë Zotërisë me gjithë zemër,+ 24  pasi ishte njeri i mirë dhe plot frymë të shenjtë e besim. Kështu, një turmë mjaft e madhe besoi te Zotëria.+ 25  Prandaj Barnaba u nis për në Tars, që të kërkonte Saulin derisa ta gjente.+ 26  Pasi e gjeti, e çoi në Antioki. Kështu, për një vit të tërë, ata mblidheshin me kongregacionin dhe mësonin një turmë mjaft të madhe. Pikërisht në Antioki, me anë të drejtimit hyjnor, dishepujt u quajtën për herë të parë «të krishterë».+ 27  Ato ditë, disa profetë+ zbritën nga Jerusalemi në Antioki. 28  Njëri prej tyre, që quhej Agab,+ u ngrit dhe nëpërmjet frymës paratha se në gjithë tokën e banuar do të vinte një zi buke e madhe,+ që erdhi vërtet në kohën e Klaudit. 29  Prandaj, dishepujt vendosën që gjithsecili, sipas mundësisë,+ të jepte ndihmë*+ për vëllezërit që jetonin në Jude. 30  Kështu bënë dhe ua dërguan ndihmat pleqve nëpërmjet Barnabës e Saulit.+

Shënime në fund të faqes

Ose «të haheshin me të».
Fjalë për fjalë «një lloj mbajtëseje».
Ose «dhuratën falas».
Ose «që t’i kundërvihesha Perëndisë?»
Fjalë për fjalë «heshtën».
Ose «shtrëngimi».
Ose «të kryente shërbimin e ndihmës».