Vajtimet 5:1-22

  • Populli lutet që të rikthehet

    • ‘Mos harro ç’na ka gjetur’ (1)

    • ‘Mjerë ne; kemi mëkatuar’ (16)

    • ‘Na kthe, o Jehova’ (21)

    • «Sillna ditë të mira» (21)

5  Mos harro, o Jehova, ç’na ka gjetur. Ktheji sytë dhe shikoje poshtërimin tonë.+   Trashëgimia jonë është lënë në dorë të të panjohurve,shtëpitë tona në dorë të të huajve.+   Kemi mbetur jetimë, pa baba, dhe nënat tona kanë mbetur të veja.+   Edhe për të pirë ujin tonë na duhet të paguajmë,+dhe drutë tona na duhet t’i marrim me pará.   Ata që na ndjekin këmba-këmbës, i kemi pas qafe;edhe pse jemi të rraskapitur, prapë nuk na lënë të marrim frymë.+   Ia shtrimë dorën Egjiptit+ dhe Asirisë+ për një copë bukë.   Paraardhësit tanë kanë mëkatuar. Mirëpo ata nuk janë më, ndaj për fajet e tyre na duhet të vuajmë ne.   Tani shërbëtorët janë bërë sundimtarët tanë,e askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.   E nxjerrim bukën e gojës duke rrezikuar kokën,+për shkak të shpatës në shkretëtirë. 10  Lëkura na digjet flakë për shkak të urisë së pashuar.+ 11  Në Sion gratë tona i kanë çnderuar,*në qytetet e Judës virgjëreshat tona i kanë dhunuar.+ 12  Princat i kanë lënë të varur vetëm me një dorë,+kurse pleqve nuk u kanë treguar pikë respekti.+ 13  Të rinjtë i kanë vënë të bluajnë në mokër,*dhe djemtë e vegjël rrëzohen nën barrën e druve. 14  Pleqtë nuk mblidhen më te porta e qytetit,+dhe tingujt e muzikës së të rinjve nuk dëgjohen më.+ 15  Gëzimi në zemrat tona është shuar dhe vallet na janë kthyer në zi.+ 16  Kurora na ka rënë nga koka. Mjerë ne, se kemi mëkatuar! 17  Ja pse na është ligështuar zemra,+ja pse na janë errur sytë.+ 18  E tani mali Sion dergjet i shkretuar+dhe nëpër të enden veç dhelpra. 19  Por ti, o Jehova, rri ulur në fronin tënd përjetë;froni yt qëndron brez pas brezi.+ 20  Pse të na lësh në harresë dhe të na braktisësh për një kohë kaq të gjatë?+ 21  Na kthe pranë teje, o Jehova,dhe ne do të kthehemi me gjithë zemër.+ Sillna ditë të mira si më parë.+ 22  Mirëpo ti na ke hedhur poshtë krejt;je ende tejet i zemëruar me ne.+

Shënime në fund të faqes

Ose «përdhunuar».