Vajtimet 3:1-66

  • Jeremia shpreh çfarë ndien dhe shpreson

    • «Do të pres për ty me durim» (21)

    • Mëshira e Perëndisë përtërihet çdo mëngjes (22, 23)

    • Perëndia është i mirë me atë që shpreson tek ai (25)

    • Është mirë për të rinjtë të mbajnë zgjedhën (27)

    • ‘Perëndia ka vënë një re mes nesh, që të mos i afrohemi’ (43, 44)

א [Alef] 3  Unë vetë e kam parë mundimin që shkaktoi shkopi i zemërimit të tij të furishëm.   Ai më ka përzënë dhe tani më bën të eci në errësirë, jo në dritë.+   Po, ai e ngre dorën kundër meje pareshtur, gjithë ditën e ditës.+ ב [Beth]   Mishin e lëkurën m’i ka tretur, kockat m’i ka thërrmuar.   Kundër meje ka ngritur një mur rrethues,rreth meje kam veç helm+ e halle.   Më ka detyruar të banoj në skuta të errëta,si ata që kanë vdekur prej kohësh. ג [Gimel]   Ai më ka rrethuar me mur që të mos dal,më ka lidhur me vargonj të rëndë bakri.+   Kur i dëshpëruar klith për ndihmë, ai nuk pranon ta dëgjojë* lutjen time.+   Shtigjet m’i ka bllokuar me gurë të latuardhe udhët m’i ka bërë dredha-dredha.+ ד [Daleth] 10  Ai më ka zënë pritë si një ari, si një luan që rri fshehur.+ 11  Më ka shtyrë larg shtigjeve dhe më ka bërë copë-copë;*ai më ka lënë të shkretë.+ 12  Ka tendosur harkun e tij,më ka vënë në nishan me shigjetë. ה [He] 13  M’i ka shpuar veshkat me shigjetat* e kukurës* së tij. 14  Jam bërë gazi i botës për tërë popujt,refreni i këngës së tyre gjithë ditën. 15  Ai më ka mbushur me hidhërim,më ka ngopur me pelin.+ ו [Ua] 16  Me zhavorr m’i ka thyer dhëmbëtdhe më ka bërë të zhgërryhem në hi.+ 17  Ti ma ke rrëmbyer paqen; kam harruar ç’është e mira. 18  Ndaj unë them: «Shkëlqimi im është shuar,e po kështu edhe shpresa te Jehovai.» ז [Zajin] 19  Mos harro ç’mundime po heq dhe se nuk kam ku të fut kokën;+mos harro se po ngopem me pelin dhe helm.+ 20  Me siguri ti* do të më kujtosh e do të përkulesh për të më ndihmuar.+ 21  Këtë do ta ruaj në zemër, ja pse do të pres për ty me durim.*+ ח [Heth] 22  Falë dashurisë besnike të Jehovait, nuk kemi marrë fund,+sepse mëshira e tij nuk shteron kurrë.+ 23  Ajo përtërihet çdo mëngjes.+ Sa e madhe është besnikëria jote!+ 24  «Jehovai është trashëgimia* ime,+—kam thënë,—ja pse do të pres për të me durim.»*+ ט [Teth] 25  Jehovai është i mirë me atë që shpreson tek ai,+me atë që e kërkon pareshtur.+ 26  Është mirë të presësh në heshtje*+ shpëtimin nga Jehovai.+ 27  Është mirë për njeriun të mbajë zgjedhën gjatë rinisë së tij.+ י [Jod] 28  Le të rrijë vetëm e në heshtje kur Ai t’ia vërë këtë zgjedhë mbi supe.+ 29  Le të ulë kokën e ta kredhë fytyrën në pluhur,+se ndoshta ka ende shpresë.+ 30  Le t’i kthejë faqen atij që e godet; le të ngopet me fyerje, כ [Haf] 31  sepse Jehovai nuk do ta hedhë poshtë popullin e tij përjetë.+ 32  Edhe pse ka sjellë hidhërime,ai do të tregojë mëshirë sipas dashurisë së tij besnike të madhe,+ 33  sepse nuk ia do zemra t’i mundojë a t’i hidhërojë bijtë e njerëzve.+ ל [Lamed] 34  Të shtypësh me këmbë të burgosurit e tokës,+ 35  t’i mohosh drejtësinë dikujt në prani të Më të Lartit+ 36  dhe ta zhvatësh tjetrin në gjyq me mashtrime—gjëra të tilla Jehovai nuk i toleron. מ [Mem] 37  Vallë, kush mund ta realizojë atë që thotë, po të mos japë urdhër Jehovai?! 38  Nga goja e Më të Lartit nuk dalin e keqja dhe e mira bashkë. 39  Ndaj njeriu* s’ka pse të ankohet për pasojat e mëkatit të vet!+ נ [Nun] 40  Le t’i shqyrtojmë e t’i hetojmë udhët tona,+ dhe le të kthehemi te Jehovai.+ 41  Me zemër të pastër, le t’i ngremë duart drejt Perëndisë në qiej e t’i lutemi:+ 42  «Ne kemi mëkatuar dhe jemi rebeluar,+ ja pse ti nuk na ke falur.+ ס [Sameh] 43  Nga zemërimi, nuk na ke lejuar të të afrohemi;+na ke ndjekur këmba-këmbës e na ke vrarë pa t’u dhimbsur syri.+ 44  Ke vënë një re mes nesh, që të mos të afrohemi e që lutja jonë të mos kalojë dot te ti.+ 45  Na ke bërë fundërrina e mbeturina në mes të popujve.» פ [Pe] 46  Tërë armiqtë na tallin.+ 47  Për ne paskan qenë tmerri e gropa,+ shkretimi e rrënimi.+ 48  Lotët më rrjedhin lumë për rrënimin e bijës së popullit tim.+ ע [Ajën] 49  Jam mbytur në lot e do të qaj pa pushim+ 50  derisa Jehovai të kthejë sytë nga ne e të na shohë nga qielli.+ 51  Sa më dhemb shpirti! Ç’po më shohin sytë?! Ç’i ka gjetur kështu bijat e qytetit tim!+ צ [Cade] 52  Armiqtë më kanë ndjekur pa shkak si të isha shpend gjahu. 53  Jetës sime i dhanë fund; në gropë më çuan e më goditën pareshtur me gurë. 54  Ujërat më vërshuan mbi kokë dhe thashë: «Tani mora fund!» ק [Kof] 55  Nga thellësia e gropës, thirra emrin tënd, o Jehova!+ 56  Dëgjoma zërin! Mos i mbyll veshët kur të thërras për ndihmë, kur kërkoj lehtësim. 57  Ditën që të thirra, m’u afrove dhe më the: «Mos ki frikë!» ר [Resh] 58  Ti e ke mbrojtur çështjen time, o Jehova;ma ke shpenguar* jetën.+ 59  Ti, o Jehova, e ke parë padrejtësinë që më është bërë. Të lutem, më jep të drejtën time!+ 60  Ti e ke parë sa herë kanë marrë hak e kanë thurur intriga kundër meje. ש [Sin] ose [Shin] 61  Ti, o Jehova, i ke dëgjuar sa herë janë tallur e kanë thurur intriga kundër meje,+ 62  si kanë çuçuritur gjithë ditën kundër meje armiqtë e mi tek përdridhnin buzët. 63  Shikoji si më tallin edhe kur ulen, edhe kur ngrihen;jam bërë refreni i këngës së tyre. ת [Ta] 64  O Jehova, ti do t’ua kthesh sipas veprave të tyre. 65  Bëjua zemrën gur, dhe mallkimi yt rëntë mbi ta! 66  O Jehova, ndiqi këmba-këmbës gjithë zemërim dhe fshiji nga faqja e dheut.

Shënime në fund të faqes

Ose «e pengon; e ndalon».
Një mundësi tjetër «më bën të rri kot».
Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «e këllëfit».
Ose «shpirti yt».
Ose «do të rri në pritje».
Fjalë për fjalë «pjesa».
Ose «do të rri në pritje».
Ose «me durim».
Fjalë për fjalë «njeriu që rron».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».