Letra drejtuar Titit 2:1-15

  • Mësimi i shëndoshë për të rinj e të moshuar (1-15)

    • Të hedhim poshtë qëndrimin shpërfillës ndaj Perëndisë (12)

    • Të zellshëm për vepra të shkëlqyera (14)

2  Mirëpo ti vazhdo të mësosh ato gjëra që përputhen me mësimin e shëndoshë.*+  Burrat e moshuar të jenë të përkorë në zakone,* seriozë, me mendje të shëndoshë,* të fortë në besim, në dashuri dhe në qëndrueshmëri.  Edhe gratë e moshuara të nderojnë Perëndinë me sjelljen e tyre, të mos jenë shpifëse, as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës,  që t’i këshillojnë* të rejat të duan burrat, të duan fëmijët,  të jenë me mendje të shëndoshë, të dëlira, punëtore në shtëpi,* të mira, të nënshtruara ndaj bashkëshortëve,+ që të mos shahet fjala e Perëndisë.  Po ashtu, vazhdo t’i nxitësh edhe të rinjtë që të kenë mendje të shëndoshë+  dhe trego se je shembull për vepra të shkëlqyera në gjithçka. Mëso plot seriozitet atë që është e pastër,*+  me një të folur të shëndoshë* që nuk mund të kritikohet,+ në mënyrë që kundërshtarët të turpërohen e të mos kenë asgjë negative* për të thënë kundër nesh.+  Skllevërit të jenë të nënshtruar ndaj zotërinjve të tyre në gjithçka,+ të përpiqen t’i kënaqin, të mos ua kthejnë fjalën, 10  të mos i vjedhin,+ por të jenë plotësisht të besueshëm, që në çdo mënyrë të stolisin mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë.+ 11  Vërtet, mirësia e pamerituar* e Perëndisë është shfaqur dhe i sjell shpëtim çdo lloj njeriu.+ 12  Ajo na stërvit të hedhim poshtë qëndrimin shpërfillës ndaj Perëndisë e dëshirat e botës+ dhe të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim ndaj Perëndisë mes sistemit të tanishëm,*+ 13  ndërsa presim plotësimin e shpresës sonë të lumtur+ dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë madhështor, si edhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, 14  i cili dha veten për ne,+ që të na çlironte*+ nga çdo lloj vepre e paligjshme* dhe të pastronte për vete një popull, që të jetë zotërimi i tij i veçantë dhe i zellshëm për vepra të shkëlqyera.+ 15  Vazhdo të mësosh këto gjëra, të nxitësh* dhe të korrigjosh plot autoritet.+ Mos lejo askënd të të përbuzë.

Shënime në fund të faqes

Ose «e dobishëm».
Ose «të matur (të vetëpërmbajtur) në gjithçka».
Ose «me gjykim të mirë».
Ose «t’i sjellin në vete; t’i stërvitin».
Ose «të kujdesen për shtëpitë e tyre».
Një mundësi tjetër «e me pastërti».
Ose «të dobishëm».
Ose «të poshtër».
Ose «kohës së sotme; rendit të tanishëm». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «si shpërblesë; si shpengim». Shih Fjalorthin.
Ose «paligjshmërie». Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
Ose «të japësh zemër; të inkurajosh».