Psalmet 84:1-12

  • Mall për tabernakullin e Perëndisë

    • Një levit dëshiron të jetë si një zog (3)

    • «Një ditë në oborret e tua» (10)

    • ‘Perëndia është diell e mburojë’ (11)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë. 84  Sa e dua tabernakullin tënd të madhërishëm,*+ o Jehova i ushtrive!   Shpirti im ka mall, o Jehova,po, shpirti më digjet për oborret e tua.+ Për Perëndinë e gjallë lëshoj britma gëzimi me gjithë shpirtin e forcën time.   Edhe zogu e ka gjetur një shtëpi atje,edhe dallëndyshja një fole për të vegjlit e saj,pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im!   Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde!+ Ata pareshtur të lëvdojnë.+ (Selah)   Lum ata që e gjejnë forcën te ti,+që i kanë në zemër rrugët që të çojnë në shtëpinë tënde.   Tek kalojnë Luginën e Bakës,*në një vend plot burime e shndërrojnë;shiu i hershëm e mbulon* me bekime.   Ata ecin e ecin, por fuqia s’u shteron;+në Sion gjithsecili del para Perëndisë.   O Jehova, Perëndi i ushtrive, vërja veshin lutjes sime;o Perëndi i Jakobit, më dëgjo! (Selah)   Shih, o Perëndia ynë, o mburoja jonë!*+ Shihe me buzëqeshjen tënde miratuese të mirosurin* tënd!+ 10  Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë gjetiu.+ Në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim zgjodha të qëndroja,*sesa të banoja në tendat e të ligjve. 11  Se Perëndia Jehova është dielli+ e mburoja jonë;+ai na fal miratim e lavdi. Jehovai nuk do t’i privojë asgjë të mirëkujtdo që zgjedh të jetojë me integritet.*+ 12  O Jehova i ushtrive,lum njeriu që ka besim te ti!+

Shënime në fund të faqes

Ose «Sa i dashur është për mua tabernakulli yt i madhërishëm».
Ose «Luginën e shkurreve të bakës».
Një mundësi tjetër «mësuesi mbulohet».
Një mundësi tjetër «Shih mburojën tonë, o Perëndi!»
Ose «të shërbeja».