Psalmet 83:1-18

  • Lutje përballë sulmit të armiqve

    • «O Perëndi, mos hesht» (1)

    • Armiqtë, si lëmsh gjembaçësh (13)

    • Emri i Perëndisë është Jehova (18)

Këngë e Asafit.+ 83  O Perëndi, mos hesht;+mos rri pa folur, o Perëndi i Shenjtë,* mos rri duarkryq!   Se ja, armiqtë e tu po ziejnë nga zemërimi;+ata që të urrejnë, të sfidojnë* gjithë arrogancë.   Kundër popullit tënd kurdisin plane me dinakëri;komplotojnë kundër atyre që i ke si dritën e syrit.*   Ata thonë: «Ejani që t’i shfarosim si komb,+që Izraelit t’ia shuajmë emrin!»   Thurën një strategji e u bashkuan,*kundër teje formuan një aleancë:*+   edomitët, ismaelitët, moabitët+ dhe hagritët,+   gebalitët, amonitët+ dhe amalekitët,filistinët+ bashkë me banorët e Tirit.+   Edhe Asiria+ është bashkuar me ta;u është bërë krah bijve të Lotit.+ (Selah)   Bëj me ta si me Midianin,+si me Siserën e me Jabinin në përroin* e Kishonit.+ 10  Në En-Dor+ ata krejt u shuan,u bënë pleh për dheun kur u sosën. 11  Fisnikët e tyre bëji si Orebi dhe si Zebi,+princat* e tyre si Zebahu dhe Zalmunai,+ 12  se thanë: «Ta shtiem në dorë vendin ku banon Perëndia.» 13  O Perëndia im, bëji ata si lëmsh gjembaçësh,+si kashtë që era e vërvit tutje. 14  Porsi zjarri që përzhit pyllin,porsi flakët që zhuritin malet,+ 15  i ndjeksh këmba-këmbës me furtunën tënde,+me erën e shtrëngatës i tmerrofsh!+ 16  Mbulojua fytyrat me turp,që emrin tënd të kërkojnë, o Jehova. 17  U turpërofshin e u tmerrofshin përjetë,u poshtërofshin e u shofshin! 18  Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova,+je Më i Larti në mbarë tokën.+

Shënime në fund të faqes

Ose «o Hyjnor».
Ose «ngrenë krye».
Fjalë për fjalë «atyre që ti i fsheh».
Fjalë për fjalë «Ata këshillohen me një zemër».
Ose «një besëlidhje».
Ose «vadin». Shih Fjalorthin.
Ose «krerët».