Psalmet 73:1-28

  • Një shërbëtor i Perëndisë ndreq pikëpamjen e vet

    • «Për pak më shkanë këmbët» (2)

    • «Ndjenja të trazuara ma rëndonin shpirtin» (14)

    • ‘Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë’ (17)

    • Të ligjtë janë në vende të rrëshqitshme (18)

    • Është mirë t’i afrohemi Perëndisë (28)

Këngë e Asafit.+ 73  Perëndia është vërtet i mirë me Izraelin,me ata që kanë zemër të pastër.+   Mirëpo unë gati-gati u largova nga udha e drejtë,për pak më shkanë këmbët,+   sepse i kisha zili arrogantët,*i kisha zili të ligjtë tek i shihja që gëzonin paqe.+   Vdekja u vjen krejt pa dhembje;trupat i kanë të fortë e të shëndetshëm.*+   Nuk kanë telashe si gjithë të tjerët+e as nuk vuajnë si gjithë njerëzia.+   Prandaj fodullëkun kanë si gjerdan,+dhunën, si mantel që i mbështjell.   Sytë u kanë kërcyer jashtë nga dhjami;*kanë shumë më tepër nga sa mund të ëndërronin.   Tallen e thonë gjithë të ligat;+kërcënojnë gjithë prepotencë.+   Flasin sikur të ishin aq lart sa qiejt,gjuha e tyre mbahet me të madh nëpër mbarë tokën. 10  Prandaj populli i Perëndisë* shkon pas tyree pi nga ujërat e tyre të bollshme. 11  Ata thonë: «E ku di gjë Perëndia?!+ Mos di vërtet Më i Larti ç’po ndodh?!» 12  Po, këta janë të ligjtë:shtojnë e shtojnë pasuri+ dhe gjërat u shkojnë gjithnjë vaj.+ 13  Më kot e paskam ruajtur zemrën të pastër! Më kot i paskam larë duart në pafajësi!+ 14  Gjithë ditën e ditës, ndjenja të trazuara ma rëndonin shpirtin;+mëngjes për mëngjes, Perëndia më qortonte.+ 15  Por, po të kisha folur për këto gjëra,do ta kisha prerë në besë popullin tënd.* 16  Edhe pse vrisja mendjen që të kuptoja,më dukej tepër e vështirë, 17  derisa hyra në shenjtëroren e madhërishme të Perëndisëdhe kuptova ç’e ardhme i priste. 18  Me siguri ti i vë në vende të rrëshqitshme,+ja pse do të shkojnë drejt rrënimit.+ 19  Në çast shkatërrohen!+ Sa papritur u vjen fundi! Oh, një fund i tmerrshëm! 20  Si një ëndërr që mbaron kur zgjohesh,ashtu edhe ti, o Jehova, do t’i hedhësh poshtë* kur të ngrihesh. 21  Por zemra më ishte vrerosur+e thellë brenda meje* ndieja dhembje therëse. 22  Isha i paarsyeshëm dhe as që kuptoja;në sytë e tu isha si një kafshë që s’mendon. 23  Por tani jam me ty përherë;nga dora e djathtë më ke kapur.+ 24  Me këshillën tënde më prin+e drejt lavdisë do të më çosh.+ 25  Kë tjetër kam unë në qiell?! Veç teje, s’kam tjetër kënaqësi mbi dhé!+ 26  Trupi e zemra mund të më treten,por Perëndia është shkëmbi i zemrës sime,trashëgimia* ime përgjithmonë.+ 27  Vërtet, ata që të qëndrojnë larg, do të marrin fund. Këdo që të braktis pabesisht,* ti do ta shfarosësh.+ 28  Por për mua, është gjë e mirë t’i afrohem Perëndisë.+ Ty, o Sovran Jehova, të kam bërë strehën time,që të shpall tërë veprat e tua.+

Shënime në fund të faqes

Ose «mburravecët».
Ose «barku u ka vënë dhjamë».
Ose «bollëku».
Fjalë për fjalë «populli i tij».
Fjalë për fjalë «brezin e bijve të tu».
Fjalë për fjalë «do ta përbuzësh imazhin e tyre».
Fjalë për fjalë «në veshkat e mia».
Ose «pjesa».
Ose «të braktis si një kurorëshkelës».