Psalmet 65:1-13

  • Perëndia kujdeset për tokën

    • «Dëgjues i lutjes» (2)

    • «Lum ai që ti e zgjedh» (4)

    • Mirësia e Perëndisë rrjedh lumë (11)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 65  O Perëndi, ti je i denjë të lëvdohesh në Sion,+ndaj zotimet që kemi marrë para teje, do t’i mbajmë.+   O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.*+   Kokë e këmbë më kanë mbuluar fajet,+por ti vetë i fal* shkeljet tona.+   Lum ai që ti e zgjedh dhe e afron pranë,që në oborret e tua të banojë.+ Me të mirat e shtëpisë sate ne do të ngopemi,+po, me të mirat e tempullit tënd* të shenjtë.+   O Perëndi i shpëtimit tonë,për hir të drejtësisë sate, ti do të na përgjigjesh me vepra mbresëlënëse;+ti vetë je burim sigurie për tërë skajet e tokës,+ për detet e largëta.   Me fuqinë tënde, malet i bëre të patundura;ti* je veshur me mantelin e fuqisë.+   Detet e egërsuara ti* i qetëson+e dallgët e tërbuara ti ua fashit;po, trazirat e kombeve ti i shuan.+   Viset më të thella do të mbeten gojëhapur nga veprat* e tua;+falë teje, britma të gëzuara do të lëshojnë nga agimi deri në perëndim.   Ti kujdesesh për tokën,e bën të frytshme* e shumë të begatë.+ O Perëndi, falë teje lumenjtë gufojnë,e të korrat e bollshme s’i mungojnë njerëzisë,+sepse ti vetë e ke pasuruar tokën. 10  Brazdat e saj ti i ngop me ujë, arat e lëruara* ia sheshon;me shira të bollshme e zbut dhe frytin e saj e bekon.+ 11  Me mirësinë tënde ti vitin e stolis,dhe në shtigjet e tua rrjedhin të mira si lumë.*+ 12  Kullotat e shkretëtirës* plot bulëza vese janë stolisur*+e kodrat gjithë hare janë veshur.+ 13  Livadhet cep më cep me kope janë mbuluare drithi në lugina* si qilim i artë është shtruar.+ Mbarë vendi brohoret triumfues, po, mbarë vendi këndon!+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «çdo mish».
Fjalë për fjalë «i mbulon».
Ose «shenjtërores sate».
Fjalë për fjalë «ai».
Fjalë për fjalë «ai».
Fjalë për fjalë «shenjat».
Fjalë për fjalë «e bën të prodhojë me tepri».
Ose «plisat».
Fjalë për fjalë «pikon dhjamë».
Fjalë për fjalë «pikojnë».
Ose «ultësira».