Psalmet 61:1-8

  • Perëndia, kullë e fortë kundër armiqve

    • «Në tendën tënde do të jem mysafir» (4)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Psalm i Davidit. 61  O Perëndi, dëgjoje britmën time për ndihmë! Kushtoji vëmendje lutjes sime!+   Kur zemrën të ma mbërthejë dëshpërimi,*nga skajet e tokës ty do të të thërras;+më pri e mbi një shkëmb të lartë më ngri,+   se ti je strehë për mua,një kullë e fortë që më mbron nga armiku.+   Në tendën tënde do të jem mysafir përjetë,+nën hijen e krahëve të tu do të gjej strehë,+ (Selah)   sepse ti, o Perëndi, i ke dëgjuar zotimet e mia;ti më ke dhënë trashëgiminë që u takon atyre që respektojnë thellësisht emrin* tënd.+   Ti do t’ia shtosh jetën* mbretit,+dhe vitet e tij do të zgjatin brez pas brezi.   Para teje, o Perëndi, ai do të ulet në fron* përjetë;+tregoji dashuri dhe besnikëri,* që ta mbrojnë!+   Atëherë do t’i këndoj lavde* emrit tënd përjetë+tek i mbaj zotimet e mia ditë për ditë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Kur zemra të më ligështohet».
Fjalë për fjalë «që i frikësohen emrit».
Fjalë për fjalë «ditët».
Ose «do të qëndrojë».
Ose «caktoji dashurinë besnike dhe besnikërinë».
Ose «do të luaj melodi».