Psalmet 51:1-19

  • Lutje e një mëkatari të penduar

    • Mëkatar që në bark të nënës (5)

    • ‘Pastromë nga mëkati im’ (7)

    • «Krijo tek unë një zemër të pastër» (10)

    • Perëndisë i pëlqen një zemër e dërrmuar (17)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit kur profeti Natan shkoi tek ai, pasi Davidi kishte pasur marrëdhënie me Betshebën.+ 51  Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, për hir të dashurisë sate besnike!+ Fshiji fajet e mia për hir të mëshirës sate të madhe!+   Lamë fund e krye nga faji im+dhe pastromë nga mëkati im,+   sepse unë i di fare mirë fajet e mia,mëkati im më rri gjithnjë përpara syve.*+   Kundër teje, mbi të gjitha kundër teje* kam mëkatuar;+kam bërë ç’është e keqe në sytë e tu.+ Prandaj ti ke të drejtë kur flet,ti je i drejtë kur gjykon.+   Ja, erdha në dritë i ngarkuar me faj,mëkatar që në bark të nënës.*+   Ti kënaqesh me çiltërsinë e shpirtit,+ndaj mësoji zemrës sime* mençurinë e vërtetë.   Pastromë me hisop* nga mëkati im, që të jem i pastër!+ Lamë, që të bëhem më i bardhë se bora!+   Lërmë të ndiej tinguj gëzimi e ngazëllimi! Lërmi këto kocka që dërrmove, të gëzojnë!+   Largoji sytë* nga mëkatet e mia!+ Fshimi të gjitha fajet!+ 10  Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi!+ Përtërima mendjen,*+ bëma të palëkundur! 11  Mos më flak larg teje! Mos e hiq prej meje frymën tënde të shenjtë! 12  Më rikthe gëzimin që ndieja falë dorës sate shpëtimtare!+ Ngjall brenda meje dëshirën që të të bindem!* 13  Shkelësve do t’u mësoj udhët e tua,+që këta mëkatarë të kthehen te ti. 14  Shpëtomë nga faji i gjakut,+ o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim,+ që goja ime të flasë gjithë gëzim për drejtësinë tënde!+ 15  O Jehova, çelma gojën,që buzët e mia t’i bëjnë jehonë lavdisë sate!+ 16  Se ti nuk do flijime, përndryshe do të t’i jepja;+blatimet e plota të djegura nuk të sjellin kënaqësi.+ 17  Flijim i kënaqshëm për Perëndinë është shpirti i vrarë;zemrën e vrarë dhe të dërrmuar ti nuk do ta përbuzësh,* o Perëndi.+ 18  Me mëshirën tënde,* bëji mirë Sionit! Rimëkëmbja muret Jerusalemit! 19  Atëherë flijimet e drejtësisë do të të sjellin kënaqësi,po, flijimet e djegura dhe blatimet e plota;atëherë do të flijohen dema në altarin tënd.+

Shënime në fund të faqes

Ose «në mendje».
Fjalë për fjalë «vetëm kundër teje».
Ose «e në mëkat më ngjizi nëna ime».
Ose «njeriut të fshehtë të zemrës sime».
Fjalë për fjalë «Largoje fytyrën».
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Mbështetmë me një frymë të gatshme!»
Ose «nuk do ta hedhësh tej».
Ose «Sipas pëlqimit tënd».