Psalmet 147:1-20

  • Të lëvdojmë Perëndinë për veprat e tij të dashura e të fuqishme

    • Ai i shëron zemërthyerit (3)

    • Ai i thërret me emër të gjitha yjet (4)

    • Ai dërgon borën porsi pambuk (16)

147  Lëvdoni Jah!* Sa bukur është të këndosh lavde* për Perëndinë tonë! Sa kënaqësi është ta lëvdosh siç i ka hije!+   Vetë Jehovai e ndërton Jerusalemin+dhe i mbledh të mërguarit e Izraelit.+   Ai i shëron zemërthyerit dhe ua lidh plagët.   Ai i numëron yjet dhe i thërret të gjitha me emër.+   Zotëria ynë është i madh dhe plot fuqi;+mençuria* e tij nuk njeh kufij.+   Jehovai i ngre lart zemërbutët,+por të ligjtë i vërvit përtokë.   Këndojini Jehovait këngë falënderimi! Me harpë këndoni lavde për Perëndinë tonë,   për atë që mbulon qiellin me re,për atë që sjell shi mbi tërë faqen e dheut,+për atë që bën të mbijë bar+ nëpër male.   Ai u siguron ushqim kafshëve+dhe zogjve të korbit që klithin nga uria.+ 10  Kuajt e fuqishëm atij nuk i bëjnë përshtypje,+as njerëzit këmbëshpejtë nuk i hyjnë në sy.+ 11  Por Jehovait i sjellin kënaqësi ata që e nderojnë thellësisht,*+ata që i varin shpresat te dashuria e tij besnike.+ 12  Përlëvdoje Jehovain, o Jerusalem! Lëvdoje Perëndinë tënd, o Sion! 13  Se ai i forcon shulat e portave të tuadhe i bekon bijtë që janë në gjirin tënd. 14  Brenda kufijve të tu ai të sjell paqe+dhe të ngop me grurin më të mirë.*+ 15  Ai i jep urdhër tokës, dhe fjala e tij rend si shigjetë. 16  Borën e dërgon porsi pambuk,*+brymën e shpërndan tutje porsi hi,+ 17  breshrin* e hedh si kafshata buke.+ E kush mund ta durojë acarin e tij?!+ 18  Fjalën e vet ai dërgon, dhe akulli shkrin,bën të fryjë erë,+ dhe ujërat rrjedhin. 19  Fjalën e tij ia shpall Jakobit;rregullat dhe ligjet e tij ia bën të njohura Izraelit.+ 20  Me asnjë komb tjetër nuk ka vepruar kështu,+jo, asnjë prej tyre nuk i njeh ligjet e tij. Lëvdoni Jah!*+

Shënime në fund të faqes

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «të luash melodi».
Ose «aftësia e tij për të kuptuar».
Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «dhjamin e grurit».
Fjalë për fjalë «lesh».
Ose «akullin».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.