Psalmet 133:1-3

  • Të banojmë së bashku në unitet

    • Si vaji në kokën e Aronit (2)

    • Si vesa e Hermonit (3)

Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit. 133  Oh, sa mirë dhe sa bukur është kur vëllezërit banojnë së bashku në unitet!+   Është si vaji i mirë që derdhet mbi kokë,+që rrëshqet nëpër mjekër, nëpër mjekrën e Aronit,+dhe rrjedh deri në jakën e rrobave të tij.   Është si vesa e Hermonit,+që bie mbi malet e Sionit.+ Atje Jehovai premtoi bekimin e tij:jetën e pafund.

Shënime në fund të faqes