Psalmet 12:1-8

  • Jehovai fillon të veprojë

    • «Të kulluara janë fjalët e Jehovait» (6)

Për mjeshtrin e korit; të akordohet në sheminith.* Këngë e Davidit. 12  Më shpëto, o Jehova, se s’ka mbetur më asnjë besnik;besnikët janë zhdukur nga njerëzia.   Të gjithë ngopin njëri-tjetrin me gënjeshtra,e veç fjalë lajkatuese* nxjerrin nga zemrat e tyre dinake.*+   Por Jehovai do t’i presë gjuhët lajkatuese,do t’i qepë buzët mburracake+   dhe do t’i shfarosë ata që thonë: «Falë gjuhës do t’ia dalim mbanë. Nga buzët mund të nxjerrim ç’të duam. E kush do të jetë zot mbi ne?!»+   «Të munduarit shtypen,të varfrit psherëtijnë,+ndaj unë do të ngrihem,—thotë Jehovai. Nga duart e atyre që i përbuzin,* do t’i shpëtoj.»   Të kulluara janë fjalët e Jehovait,+si argjendi në furrë balte* rafinuar,si argjendi shtatë herë pastruar.   Ti, o Jehova, do t’i ruash ata;+do t’i mbrosh përherë nga ky brez i lig.   Të ligjve nuk u vë fre njeri,se bijtë e njerëzve ngrenë në qiell poshtërsinë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «flasin me buzë lajkatare».
Fjalë për fjalë «nga një zemër dhe një zemër».
Ose «i përqeshin».
Një mundësi tjetër «në një furrë shkrirjeje në tokë».