Psalmet 118:1-29

  • Falënderojmë Jehovain për fitoren e tij

    • ‘I thirra për ndihmë Jah, dhe ai m’u përgjigj’ (5)

    • «Jehovai është me mua» (6, 7)

    • Guri që u hodh poshtë do të jetë guri kryesor i qoshes (22)

    • «Ai që vjen në emër të Jehovait» (26)

118  Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë;+dashuria e tij besnike zgjat përjetë.   Le të thotë Izraeli: «Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»   Le të thotë shtëpia e Aronit: «Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»   Le të thonë ata që nderojnë thellësisht Jehovain:* «Dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»   Kur isha në pikë të hallit, i thirra për ndihmë Jah;*Jah m’u përgjigj e në një vend të sigurt* më çoi.+   Jehovai është me mua, ndaj nuk do të kem frikë.+ Ç’mund të më bëjë njeriu?!+   Jehovain e kam përkrah si ndihmë,*+ndaj triumfues do të shoh disfatën e atyre që më urrejnë.+   Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,se të kesh besim te njeriu.+   Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,se të kesh besim te princat.+ 10  Të gjitha kombet më rrethuan,por, me besim te emri i Jehovait,i mbajta larg.+ 11  Më rrethuan, po, isha krejt i rrethuar,por, me besim te emri i Jehovait,i mbajta larg. 12  Më rrethuan si bletët,por u shuan aq shpejt sa zjarri i ferrave. Me besim te emri i Jehovaiti mbajta larg.+ 13  Më shtynë fort* që të bija,por Jehovai më ndihmoi. 14  Jah është streha dhe fuqia ime,veç ai më sjell shpëtim.+ 15  Nga tendat e të drejtëvejehojnë britma gëzimi dhe fitoreje.* Dora e djathtë e Jehovait bën gjëra të fuqishme.+ 16  Dora e djathtë e Jehovait lartësohet;dora e djathtë e Jehovait bën gjëra të fuqishme.+ 17  Nuk do të vdes, jo, do të jetoj;do të jetoj që të shpall veprat e Jah.+  18  Vërtet Jah më disiplinoi* ashpër,+por nuk më la në kthetrat e vdekjes.+  19  M’i hapni portat e drejtësisë,+se do të hyj që të lëvdoj Jah.  20  Kjo është porta e Jehovait. Në të do të kalojnë veç të drejtët.+  21  Do të të lëvdoj, sepse m’u përgjigje+dhe më solle shpëtim.  22  Guri që ndërtuesit hodhën poshtë,u bë guri kryesor i qoshes.*+  23  Këtë e bëri vetë Jehovai,+dhe në sytë tanë është diçka e mrekullueshme.+  24  Kjo është dita që ka sjellë Jehovai,dita kur do të gëzojmë e do të ngazëllojmë.  25  O Jehova, të përgjërohem, na shpëto! O Jehova, të lutem, na jep fitore!  26  Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Jehovait!+ Ne ju bekojmë nga shtëpia e Jehovait.  27  Jehovai është Perëndia, ai vetë na fal dritë.+ Bashkohuni me varganin e njerëzve që shkojnë në festë,+dhe ejani deri te brirët e altarit me degë në duar.+  28  Ti je Perëndia im, ndaj do të të thur lavde. Ti je Perëndia im, ndaj do të të lartësoj.+  29  Falënderoni Jehovain,+ se ai është i mirë;dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «që i frikësohen Jehovait». Shih Fjalorthin.
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «të hapur».
Një mundësi tjetër «bashkë me ata që më ndihmojnë».
Një mundësi tjetër «Ti më shtyve fort».
Ose «shpëtimi».
Fjalë për fjalë «koka e qoshes».