Psalmet 112:1-10

  • I drejti e nderon thellësisht Jehovain

    • Atij që jep hua me bujari, i shkon mbarë (5)

    • «I drejti do të kujtohet gjithnjë» (6)

    • Bujari i jep të varfrit (9)

112  Lëvdoni Jah!*+ א [Alef] Lum ai që nderon thellësisht Jehovain,*+ ב [Beth] që gjen kënaqësi të thellë në urdhërimet e tij!+ ג [Gimel]   Të fuqishëm do të jenë pasardhësit e atij njeriu mbi faqen e dheut, ד [Daleth] të bekuar do të jenë brezat e të drejtëve.+ ה [He]   Shtëpinë e ka plot me begati e pasuri. ו [Ua] Drejtësia e tij mbetet përjetë. ז [Zajin]   Si dritë në errësirë shkëlqen për të drejtët;+ח [Heth]i dhembshur,* i mëshirshëm+ dhe i drejtë është ai. ט [Teth]   Atij që jep hua me bujari do t’i shkojë mbarë;+י [Jod]në çdo punë që bën, vepron me drejtësi. כ [Haf]   Ai nuk do të lëkundet kurrën e kurrës.+ ל [Lamed] I drejti do të kujtohet gjithnjë.+ מ [Mem]   Lajmeve të këqija nuk do t’u trembet;+נ [Nun]zemra e tij nuk lëkundet, ngaqë beson te Jehovai.+ ס [Sameh]   Po, zemra e tij është e patundur,* ndaj s’ka frikë;+ע [Ajën]triumfues do të shohë disfatën e armiqve të tij.+ פ [Pe]   Ai jep dorëhapur,* u fal të varfërve.+ צ [Cade] Drejtësia e tij mbetet përjetë.+ ק [Kof] Fuqia* e tij do të lartësohet me lavdi. ר [Resh] 10  I ligu do të shohë e do të inatoset,ש [Shin]do të kërcëllijë dhëmbët e do të tretet i tëri. ת [Ta] Dëshirat e të ligjve do të marrin fund.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Fjalë për fjalë «që i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «hirmadh».
Ose «e vendosur; e qëndrueshme».
Ose «me bujari».
Fjalë për fjalë «Briri».