Psalmet 110:1-7

  • Mbret dhe prift si Melkisedeku

    • ‘Mbretëro mes armiqve të tu’ (2)

    • Të rinjtë si bulëza vese ofrohen vullnetarisht (3)

Psalm i Davidit. Këngë. 110  Jehovai i tha Zotërisë tim: «Ulu në të djathtën time+derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.»+   Nga Sioni, Jehovai do të zgjatë skeptrin e tij* të fuqishëm dhe do t’i thotë: «Shko mes armiqve të tu dhe nënshtroji.»+   Populli yt do të ofrohet vullnetarishtditën kur t’u prish forcave të tua ushtarake.* Të stolisur me shenjtëri, nga gjiri* i agimit,armata e të rinjve të tu do të jetë si bulëza të panumërta vese.   Jehovai është betuar dhe nuk do të ndryshojë mendje:* «Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift+ si Melkisedeku.»+   Jehovai do të jetë në të djathtën tënde+e do t’i shpartallojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.+   Do të ekzekutojë gjykimin e tij kundër* kombeve+dhe mbarë vendin do ta mbushë me kufoma.+ Kreun e një vendi të paanë* do ta shfarosë.   Ai* do të pijë nga përroi përgjatë rrugës,prandaj do ta mbajë kokën lart.

Shënime në fund të faqes

Ose «shkopin e tij mbretëror».
Ose «ditën kur ushtria jote të mobilizohet».
Fjalë për fjalë «nga barku».
Ose «nuk do të bëhet pishman».
Ose «mes».
Ose «e mbarë tokës».
I referohet «Zotërisë tim» në vargun 1.