Proverbat 30:1-33

  • FJALËT E AGURIT (1-33)

    • Mos më jep as varfëri, as pasuri (8)

    • Gjëra që s’kanë të ngopur (15, 16)

    • Gjëra që s’lënë gjurmë (18, 19)

    • Një kurorëshkelëse (20)

    • Kafshë instinktivisht të mençura (24)

30  Fjalët dhe mesazhi me peshë i Agurit, birit të Jakehut, drejtuar Ithielit dhe Ukalit.   Unë jam më i paditur se kushdo tjetër+e nuk kam aftësi për të kuptuar, siç duhet të ketë njeriu.   Nuk kam fituar mençuridhe nuk kam njohurinë e Më të Shenjtit.   Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prapë?+ Kush e mblodhi erën në grushtet e veta? Kush i mbështolli ujërat me mantel?+ Kush i themeloi* gjithë skajet e tokës?+ Cili është emri i tij dhe emri i të birit, nëse e di?   Çdo fjalë e Perëndisë është e kulluar.+ Ai është mburojë për ata që gjejnë strehë tek ai.+   Mos u shto asgjë fjalëve të tij,+përndryshe do të të korrigjojë, e ti do të dalësh gënjeshtar.   O Perëndi, dy gjëra kam kërkuar nga ti;mos m’i moho para se të vdes.   Largoji nga unë mashtrimet dhe gënjeshtrat.+ Mos më jep as varfëri, as pasuri;më lër të ha aq sa më nevojitet,+   që të mos ngopem e pastaj të të mohoj e të them: «Kush është Jehovai?»+ As mos lejo që të varfërohem e të vjedh dhe të çnderoj* emrin e Perëndisë tim. 10  Mos shpif për një shërbëtor tek i zoti,përndryshe ai do të të mallkojë, e ti do të dalësh fajtor.+ 11  Ka nga ata* që mallkojnë babanëe që nuk bekojnë nënën.+ 12  Ka nga ata që u duket vetja të kulluar,+por që nuk janë pastruar as nga fëlliqësia* e vet. 13  Ka nga ata që i kanë sytë tepër fodullë,që i kanë sytë plot arrogancë.+ 14  Ka nga ata që i kanë dhëmbët si shpata,që i kanë nofullat si thika; ata i përpijnë të përvuajturit e tokësdhe të varfrit e njerëzimit.+ 15  Shushunjat kanë dy bija që bërtasin: «Më jep! Më jep!» Tri gjëra s’kanë të ngopur,madje katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!» 16  —Varri*+ dhe barku shterp,toka e zhuritur dhe zjarri që s’thotë kurrë: «Mjaft!» 17  Syrin e atij që tallet me babanë dhe që ka zët t’i bindet nënës,+do ta nxjerrin korbat e luginës*dhe do ta hanë zogjtë e shqiponjave.+ 18  Tri gjëra janë të pakapshme* për mua,madje katër nuk i kuptoj: 19  si fluturon shqiponja në qiej,si rrëshqet gjarpri në shkëmb,si lundron anija në det të hapurdhe si sillet një burrë kur është me një vajzë. 20  Ja si sillet një kurorëshkelëse: ha, fshin buzët dhe pastaj thotë: «S’kam bërë asnjë të keqe.»+ 21  Tri gjëra e shkundin tokën,madje katër gjëra ajo s’i duron dot: 22  kur skllavi sundon si mbret,+kur i marri dendet me ushqim, 23  kur një grua të urryer* e marrin për nusedhe kur një shërbëtore i zë* vendin zonjës së saj.+ 24  Katër krijesa janë më të voglat e tokës,por janë instinktivisht të mençura:*+ 25  milingonat nuk janë krijesa të forta,*e megjithatë e bëjnë gati ushqimin në verë.+ 26  Lepujt e shkëmbinjve*+ nuk janë krijesa të fuqishme,*e megjithatë e ngrenë shtëpinë në shkrepa.+ 27  Karkalecat+ nuk kanë mbret,e megjithatë të gjithë dalin në formacion luftimi.*+ 28  Gekoja*+ ngjitet pas muritdhe hyn në pallatin e mbretit. 29  Tre janë ata që ecin me madhështi,madje katër që lëvizin gjithë madhështi: 30  luani, më i fuqishmi ndër kafshët,që nuk zmbrapset para askujt,+ 31  langoi, cjapi,dhe mbreti në krye të ushtrisë së vet. 32  Po ta kesh lartësuar veten nga budallallëku,+ose po të të ketë shkuar në mendje kjo,mbylle gojën e mos fol më,*+ 33  sepse kur rrihet qumështi, del gjalpë,kur shtypet hunda, del gjak,dhe kush i fryn zemërimit, ndez sherr.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i ngriti».
Ose «të përdhos».
Fjalë për fjalë «një brez».
Fjalë për fjalë «jashtëqitja».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «janë tepër të mrekullueshme».
Ose «që s’e do njeri».
Ose «i rrëmben».
Ose «janë tejet të mençura».
Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fortë».
Ose «Hiraksët».
Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fuqishëm».
Ose «të ndarë në grupe».
Ose «Hardhuca e mureve».
Fjalë për fjalë «vëre dorën te goja».