Proverbat 3:1-35

  • Ji i mençur dhe beso te Jehovai (1-12)

    • Ndero Jehovain me gjërat e tua me vlerë (9)

  • Mençuria sjell lumturi (13-18)

  • Mençuria sjell siguri (19-26)

  • Sjellja e duhur ndaj të tjerëve (27-35)

    • Bëju mirë të tjerëve sa herë të jetë e mundur (27)

3  Biri im, mos i harro mësimet* e miadhe i zbatofsh urdhërimet e mia me gjithë zemër,   sepse do të t’i shtojnë ditët,vitet e jetës dhe të paqes.+   Mos lejo që dashuria besnike dhe e vërteta* të ikin prej teje.+ Lidhi rreth qafës, shkruaji në pllakën e zemrës,+   dhe atëherë do të fitosh gjykim të mirëdhe do të gëzosh miratim në sytë e Perëndisë e të njerëzve.+   Beso te Jehovai+ me gjithë zemërdhe mos u mbështet në aftësinë tënde për të kuptuar.+   Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua,+dhe ai do t’i drejtojë shtigjet e tua.+   Të mos të duket vetja i mençur.+ Ki nderim të thellë për Jehovain* dhe largohu nga e keqja.   Atëherë trupi* do të shërohetdhe kockat do të përtërihen.   Nderoje Jehovain me gjërat e tua me vlerë,+me frytet e para të të gjithë prodhimit tënd.*+ 10  Kështu depot e tua do të mbushen plot e përplot,+dhe fuçitë e tua* do të gufojnë nga vera e re. 11  Biri im, mos e hidh poshtë disiplinën e Jehovait+dhe mos e përbuz korrigjimin e tij,+ 12  sepse Jehovai korrigjon atë që ka për zemër,*+siç bën babai me të birin që e kënaq.+ 13  Lum njeriu që gjen mençuri!+Lum njeriu që fiton aftësi dalluese! 14  Të fitosh mençuri është më mirë se të fitosh argjenddhe ta zotërosh atë është më mirë se të kesh ar.+ 15  Ajo është më e çmuar se koralet;*asnjë gjë që dëshiron, s’mund të krahasohet me të. 16  Në të djathtën e saj, ka jetë të gjatë,pasuri dhe lavdi, në të majtën e saj. 17  Udhët e saj janë të këndshmedhe në tërë shtigjet e saj ka paqe.+ 18  Ajo është pemë jete për ata që e kapin,dhe ata që e rrokin, do të quhen të lumtur.+ 19  Jehovai e themeloi tokën me mençuri,+ me aftësi dalluese i formoi qiejt e patundshëm.+ 20  Me anë të njohurisë së tij, ujërat e thella u ndanë,dhe nga qiejt me re, pikoi vesë.+ 21  Biri im, mos i humb këto* nga sytë! Ruaje mençurinë praktike dhe aftësinë për të menduar mirë, 22  sepse do të të japin jetë*dhe do të jenë stoli për qafën tënde. 23  Atëherë do të ecësh udhës sate i sigurt,dhe këmba jote nuk do të pengohet kurrë.*+ 24  Kur të shtrihesh, s’do të kesh frikë;+do të biesh për të fjetur e do të bësh gjumë të ëmbël.+ 25  Nuk do të trembesh nga ndonjë tmerr i papritur,+as nga shtrëngata që po vjen mbi të ligjtë.+ 26  Vetë Jehovai do të jetë siguria jote;+ai do ta ruajë këmbën tënde që të mos e zërë ndonjë grackë.+ 27  Mos ua mbaj të mirën atyre që u takon+kur e ke në dorë ta bësh.+ 28  Mos i thuaj tjetrit:* «Ik e hajde prapë nesër që të të jap», nëse mund t’i japësh që tani. 29  Mos kurdis asgjë të keqe kundër fqinjit tënd,+kur ai ndihet i sigurt me ty. 30  Mos bëj fjalë kot me njeri,+nëse s’të ka bërë asgjë të keqe.+ 31  Mos i ki zili njerëzit e dhunshëm+dhe mos zgjidh asnjë nga udhët e tyre, 32  sepse hileqarët janë të pështirë për Jehovain,+ndërsa të ndershmit gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.+ 33  Mallkimi i Jehovait zë shtëpinë e të ligjve,+por ai e bekon shtëpinë e të drejtëve,+ 34  sepse tallësit ai i përqesh,+kurse zemërbutët i miraton.+ 35  Të mençurit do të trashëgojnë nderim,por të marrët ngrenë në qiell çnderimin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «ligjet».
Ose «besnikëria».
Fjalë për fjalë «Frikësoju Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «kërthiza».
Ose «me më të mirën e të ardhurave të tua».
Ose «shtypëset e tua të rrushit».
Ose «që do».
Ka të ngjarë t’u referohet cilësive të Perëndisë të përmendura në vargjet e mëparshme.
Ose «do t’i japin jetë shpirtit tënd».
Ose «nuk do të përplaset me asgjë».
Ose «të afërmit». Shih Fjalorthin.