Proverbat 25:1-28

  • Mirëbesimi (9)

  • Fjalët e zgjedhura mirë (11)

  • Respekto privatësinë (17)

  • Grumbullo thëngjij mbi kokën e armikut (21, 22)

  • Një lajm i mirë është si ujë i freskët (25)

25  Edhe këto janë proverbat e Solomonit,+ të cilat i kopjuan* njerëzit e Hezekisë,+ mbretit të Judës:   Është lavdi për Perëndinë ta mbajë të fshehtë një çështje,+dhe lavdi për mbretërit ta hetojnë fund e krye një çështje.   Siç janë qiejt të lartë dhe toka e thellë,edhe zemra e mbretërve është e pahetueshme.   Hiqja zgjyrën argjendit,dhe do të rafinohet plotësisht.+   Hiqe të ligun nga prania e mbretit,dhe froni i tij do t’i ketë themelet të patundura në drejtësi.+   Mos e ndero veten përpara mbretit+dhe mos zër vend mes të mëdhenjve,+   sepse është më mirë të të thotë: «Ngjitu këtu!», sesa të të poshtërojë në sy të fisnikëve.+   Mos u nxito të ngresh një çështje ligjore,sepse ç’do të bësh në fund, nëse tjetri* ta nxin faqen?+   Zgjidhe çështjen me të,+por mos trego atë që të tha në mirëbesim,*+ 10  përndryshe ai që do ta dëgjojë çështjen tënde, do të të turpërojë,dhe fjalët e këqija* që përhape, s’do t’i tërheqësh dot më. 11  Një fjalë e thënë në kohën e duhur,+është si mollë të arta në enë argjendi.* 12  Si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon,është ai që korrigjon me mençuri.+ 13  Porsi ftohtësia e borës në ditën e korrjes,është një lajmëtar i besueshëm për atë që e dërgon,sepse i sjell freskim zotërisë së vet.+ 14  Njeriu që mburret për një dhuratë që s’e jep kurrë,*+është si re dhe erë pa shi. 15  Me durim i mbushet mendja një komandanti,dhe gjuha e butë* mund të thyejë kocka.+ 16  Nëse gjen mjaltë, ha aq sa të nevojitet,sepse po të hash tepër, ka mundësi që ta vjellësh.+ 17  Vër këmbë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd,që të mos i vish në majë të hundës e të të urrejë. 18  Njeriu që jep dëshmi të rreme kundër një tjetri,+është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë. 19  Të mbështetesh në ditë të vështirë te një njeri që s’i zihet besë*është si të hash me një dhëmb të thyer e të ecësh me një këmbë të çalë. 20  Si një njeri që zhvishet në një ditë të acartëdhe si uthulla mbi sodë*është ai që i këndon këngë një zemre të trishtë.+ 21  Nëse armiku yt* është i uritur, jepi bukë,e nëse është i etur, jepi ujë,+ 22  sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij,*+dhe Jehovai do të të shpërblejë. 23  Era e veriut sjell rrebesh,dhe gjuha e gjatë* sjell fytyra të vrenjtura.+ 24  Më mirë të banosh në qoshe të çatisë,se në të njëjtën shtëpi me një bashkëshorte grindavece.*+ 25  Si uji i freskët për një shpirt* të lodhur,është lajmi i mirë nga një vend i largët.+ 26  Si një burim i përbaltur dhe si një pus i prishurështë një njeri i drejtë që i nënshtrohet të ligut.* 27  Nuk është mirë të hash tepër mjaltë,+dhe të kërkosh lavdinë e vetes nuk është lavdi.+ 28  Njeriu që nuk e mban nën fre zemërimin,*+është si një qytet me mure të çara.

Shënime në fund të faqes

Ose «i përpiluan».
Ose «i afërmi yt». Shih Fjalorthin.
Ose «në konfidencë; sekretet e të tjerëve».
Ose «thashetheme dashakeqe».
Ose «enë të gdhendur argjendi».
Fjalë për fjalë «dhuratë të gënjeshtërt».
Ose «një fjalë e ëmbël».
Një mundësi tjetër «i pabesë».
Ose «alkal».
Fjalë për fjalë «ai që të urren».
Domethënë, do t’ia zbutësh zemrën dhe do t’ia shkrish ashpërsinë.
Ose «kush merret me thashetheme».
Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
Ose «bën kompromis me të ligun». Fjalë për fjalë «lëkundet përpara».
Ose «frymën e vet».