Proverbat 23:1-35

  • Ji i matur kur pranon mikpritjen (2)

  • Mos rend pas pasurive (4)

  • Pasuria mund të fluturojë tutje (5)

  • Mos ji ndër ata që pinë me tepri (20)

  • Alkooli do të kafshojë si gjarpër (32)

23  Kur të shtrohesh në tryezë me mbretin,shikoje me kujdes atë që ke përpara,   dhe nëse të hahet shumë,* përmbahu.*   Mos e lakmo ushqimin e tij të zgjedhur,që të mos të ngecë në grykë.   Mos u robto për të fituar pasuri;+ndalo dhe trego gjykim të shëndoshë.*   Pasuria zhduket sa hap e mbyll sytë,+merr krahë si të shqiponjës dhe fluturon drejt qiejve.+   Mos e ha bukën e koprracit,*as mos i lakmo ushqimet e tij të zgjedhura,   sepse ai njeri t’i mban llogari.* Ty të thotë: «Ha e pi!», por nuk e ka sinqerisht.*   Kafshatat që ke ngrënë, do t’i vjellësh,dhe më kot do t’ia kesh thënë gjithë ato fjalë të mira.   Mos i fol të pamendit,+sepse do t’i përbuzë fjalët e tua të mençura.+ 10  Mos e shtyj shenjën e kufirit që vunë në lashtësi paraardhësit e tu+dhe mos ua prek arat jetimëve,* 11  sepse Mbrojtësi* i tyre është i fortë;ai vetë do ta mbrojë çështjen e tyre kundër teje.+ 12  Pranoje me gjithë zemër disiplinëndhe vërua veshin fjalëve të mençura. 13  Mos ia kurse shkopin e disiplinës djalit;*+në rast se e godet, s’ka për të vdekur. 14  Duhet ta godasësh me shkopin e disiplinës,që ta shpëtosh nga Varri.* 15  Biri im, nëse zemra jote bëhet e mençur,edhe zemra ime do të gëzojë.+ 16  Gëzimi do të m’i përshkojë skutat më të thella të zemrës,*kur buzët e tua të thonë atë që është e drejtë. 17  Zemra jote të mos i ketë zili mëkatarët,+por ki nderim të thellë për Jehovain* gjatë gjithë kohës,+ 18  sepse atëherë do të kesh të ardhme,+atëherë nuk do të të shuhen shpresat. 19  Dëgjo, biri im, e bëhu i mençur;prije zemrën në udhën e drejtë. 20  Mos ji ndër ata që pinë verë me tepri,+as ndër ata që hanë mish si të babëzitur,+ 21  sepse pijanecin dhe grykësin i pret skamja,+dhe përgjumja e vesh njeriun me lecka. 22  Dëgjoje babanë tënd që të solli në jetë,dhe mos e përbuz nënën tënde vetëm se është plakur.+ 23  Blije* të vërtetën dhe mos e shit kurrë,+si edhe mençurinë, disiplinën dhe aftësinë për të kuptuar.+ 24  Babai i të drejtit, me siguri do të gëzojë;kush sjell në jetë një djalë të mençur, do të fluturojë nga gëzimi. 25  Po, babai e nëna jote do të fluturojnë nga gëzimi,dhe ajo që të solli në jetë, do të jetë shend e verë. 26  Biri im, jepma mua zemrën,dhe gjetshin ëndje sytë e tu në udhët e mia,+ 27  sepse gropë e thellë është prostituta,dhe pus i ngushtë gruaja imorale.*+ 28  Ajo zë pusí si një kusar,+dhe shton radhët e jobesnikëve. 29  Kush ka mjerime? Kush ka siklete? Kush ka sherre? Kush ka shqetësime? Kush ka plagë pa arsye? Kush i ka sytë të skuqur?* 30  Ata që s’i ndahen verës,+ata që kërkojnë me ngulm* verë aromatike. 31  Mos e shiko verën kur kuqëlon,kur rrëzëllen në kupë, kur rrëshqet kollaj, 32  sepse në fund të kafshon si gjarpërdhe të helmon si nepërkë. 33  Sytë e tu do të shohin çudiradhe zemra jote do të thotë marrëzira.+ 34  Do të bëhesh si ai që shtrihet në zemër të detit,si ai që shtrihet në majë të direkut të anijes. 35  Do të thuash: «Më kanë goditur, por nuk kam ndier gjë;*më kanë rrahur, por s’e kam marrë vesh. Kur do të vij në vete,+ se më duhet edhe një gotë?»*

Shënime në fund të faqes

Ose «shpirti yt është plot dëshirim».
Fjalë për fjalë «vëri një thikë grykës».
Një mundësi tjetër «mos u mbështet në aftësinë tënde për të kuptuar».
Fjalë për fjalë «e njeriut me sy të keq».
Ose «bën llogari në shpirtin e tij».
Fjalë për fjalë «zemra e tij nuk është me ty».
Ose «fëmijëve pa baba».
Fjalë për fjalë «Shpenguesi». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «fëmijës; të riut».
Ose «Sheoli», pra, nga varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «veshkat».
Fjalë për fjalë «frikësoju Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «Fitoje».
Fjalë për fjalë «e huaj». Shih Pr 2:16.
Ose «të shuar».
Ose «që mblidhen për të provuar».
Ose «dhembje».
Ose «do të pi përsëri?»