Proverbat 19:1-29

  • Gjykimi i thellë e ngadalëson zemërimin (11)

  • Një bashkëshorte grindavece është si një çati që pikon (13)

  • Një grua e matur, dhuratë nga Jehovai (14)

  • Disiplinoje fëmijën sa ka shpresë (18)

  • Është e mençur t’i dëgjosh këshillat (20)

19  Më mirë të jesh i varfër dhe të ecësh me integritet,*+se të jesh i pamend dhe të thuash gënjeshtra.+   S’është mirë që njeriu të mos ketë njohuri,+dhe kush vepron rrëmbimthi,* mëkaton.   Marrëzia e vet ia shtrembëron udhën njeriut,dhe zemra e tij tërbohet me Jehovain.   Pasuritë afrojnë shumë shokë,por të varfrin e braktis edhe ai shok që ka.+   Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,+dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, s’do të shpëtojë.+   Shumë e kërkojnë pëlqimin e fisnikut*dhe të gjithë bëhen shokë me atë që jep dhurata.   Gjithë vëllezërit e vet e urrejnë të varfrin,+e aq më tepër i largohen miqtë!+ Ai i mbyt me kërkesa, por asnjëri s’i përgjigjet.   Kush fiton gjykim të mirë,* e do veten.+ Kujtdo që e çmon si thesar aftësinë dalluese, do t’i shkojë mbarë.+   Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, do të marrë fund.+ 10  Të marrit nuk i shkon për shtat të jetojë në luks,e aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.+ 11  Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut,+dhe sa bukur është ta anashkalojë* fyerjen.*+ 12  Tërbimi i mbretit është si ulërima e luanit,*+por pëlqimi i tij është si vesa përmbi bar. 13  Një djalë i marrë i sjell telashe të atit,+dhe një bashkëshorte grindavece* është si çatia që pikon pa pushim.+ 14  Shtëpia dhe pasuria janë trashëgimi nga etërit,por një grua e matur është dhuratë nga Jehovai.+ 15  Përtacia sjell gjumë të thellë,dhe njeriu* i plogësht vuan për bukën e gojës.+ 16  Kush i zbaton urdhërimet e Perëndisë, ruan jetën e vet,+por kush ecën me moskokëçarje në udhët e tij, do të vdesë.+ 17  Kush i bën mirë të përvuajturit, i jep hua Jehovait,+dhe Ai do t’ia shpërblejë të mirën.+ 18  Disiplinoje djalin tënd sa ka shpresë;+mos u bëj përgjegjës për vdekjen e tij.+ 19  Njeriu gjaknxehtë do të ndëshkohet;mos i dil krah,* se do të të duhet ta bësh këtë sa e sa herë.+ 20  Dëgjoje këshillën dhe pranoje disiplinën,+që të bëhesh i mençur në të ardhmen.+ 21  Të shumta janë planet në zemrën e njeriut,por vetëm vullneti* i Jehovait do të triumfojë.+ 22  Ajo që pëlqehet te njeriu, është dashuria besnike,+dhe më mirë të jesh i varfër se gënjeshtar. 23  Nderimi i thellë për Jehovain* të çon në jetë;+kush ka këtë nderim, do të pushojë i qetë e s’do ta gjejë asnjë e keqe.+ 24  Përtaci e zhyt dorën në tasin e gostisë,por as që e merr mundimin ta çojë në gojë.+ 25  Rrihe tallësin,+ që i papërvoji të bëhet mendjemprehtë,+dhe korrigjoje njeriun me mend, që t’i shtohet njohuria.+ 26  Djali që keqtrajton babanë dhe përzë nënën e vet,sjell turp dhe çnderim.+ 27  Biri im, nëse nuk ia vë më veshin disiplinës,ke për të dalë nga udha e njohurisë. 28  Dëshmitari i pavlerë tallet me drejtësinë,+dhe goja e të ligut e gëlltit me qejf të keqen.+ 29  Tallësit i pret gjykimi,+dhe kurrizin e të marrëve, dajaku.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «nxiton me këmbët e tij».
Ose «e njeriut bujar».
Fjalë për fjalë «fiton zemër».
Fjalë për fjalë «ta kapërcejë».
Ose «fajin».
Ose «e një luani të ri me krifë».
Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
Ose «shpirti».
Ose «mos e mbro».
Ose «qëllimi; këshilla».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.