Proverbat 18:1-24

  • Kush veçohet, është egoist dhe jo i mençur (1)

  • Emri i Jehovait është kullë e fortë (10)

  • Pasuritë janë veçse një mbrojtje imagjinare (11)

  • Është e mençur t’i dëgjosh të dyja palët (17)

  • Një mik të bëhet vëlla e shkuar vëllait (24)

18  Kush veçohet, rend pas dëshirave të veta egoiste;ai e përbuz* gjithë mençurinë praktike.   Të marrit nuk i pëlqen që të mësojë,*por preferon të flasë vetëm si ia pret mendja.+   Kur vjen i ligu, vjen edhe përçmimi,dhe me çnderimin, vjen edhe turpi.+   Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella,+dhe burimi i mençurisë është përrua që gurgullon.   Nuk është mirë t’i mbash anën të ligut,+as t’ia privosh drejtësinë të drejtit.+   Fjalët e të marrit sjellin sherre,+dhe goja e tij e kërkon vetë dajakun.+   Goja e vet e rrënon të marrin+dhe buzët i bëhen lak për jetën.   Fjalët e shpifësit* janë si kafshata të shijshme*+që gëlltiten e shkojnë drejt e në bark.+   Kush është përtac në punë,është vëlla me atë që sjell rrënim.+ 10  Emri i Jehovait është kullë e fortë;+atje turret i drejti dhe gjen mbrojtje.*+ 11  Pasuritë janë qytet i fortifikuar për pasanikët;në imagjinatën e tyre janë si një mur mbrojtës.+ 12  Përpara rrëzimit vjen zemra fodulle,+dhe përulësia i prin lavdisë.+ 13  Kush përgjigjet për një çështje para se ta dëgjojë,është i marrë dhe turpëron veten.+ 14  Me zemër të fortë mund të përballohet sëmundja;+por kush mund t’i bëjë ballë zemrës së dërrmuar?*+ 15  Zemra e njeriut që kupton, fiton njohuri,+dhe veshi i të mençurve përpiqet të gjejë njohuri. 16  Dhurata ia çel rrugën njeriut;+falë saj i ka dyert të hapura përpara të mëdhenjve. 17  Kush e parashtron i pari çështjen, duket se ka të drejtë,+derisa ndërhyn pala tjetër dhe e pyet fill e për pe.*+ 18  Hedhja e shortit mbyll mosmarrëveshjet+dhe vendos mes* kundërshtarëve të fortë. 19  Është më e vështirë të zbutet një vëlla i fyerse të shtihet në dorë një qytet i fortifikuar,+e disa mosmarrëveshje janë si shulat e një fortese.+ 20  Njeriu e mbush barkun me frytin e gojës së vet;*+ai ngopet me atë që nxjerrin buzët e tij. 21  Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës;+kush ka qejf ta përdorë, do të hajë frytet e saj.+ 22  Kush gjen një grua të mirë, gjen një margaritar+dhe fiton pëlqimin* e Jehovait.+ 23  I varfri flet me zë përgjërues,kurse i pasuri përgjigjet me vrazhdësi. 24  Ka shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin,+por ka një mik që të bëhet vëlla e shkuar vëllait.*+

Shënime në fund të faqes

Ose «e hedh poshtë».
Ose «nuk do që të kuptojë».
Ose «e atij që merret me thashetheme».
Ose «si gjëra për t’u kapërdirë me babëzi».
Fjalë për fjalë «ngrihet lart», pra, ku nuk mund të arrihet, ku është i sigurt.
Ose «dëshpërimit të thellë?»
Ose «e heton fund e krye».
Fjalë për fjalë «ndan».
Ose «e fjalëve të veta».
Ose «miratimin».
Ose «më i afërt se një vëlla».