Proverbat 15:1-33

  • Përgjigjja e butë e largon tërbimin (1)

  • Sytë e Jehovait janë kudo (3)

  • Lutja e të drejtëve është e pëlqyeshme për Perëndinë (8)

  • Planet prishen kur nuk konsultohesh (22)

  • Medito para se të përgjigjesh (28)

15  Përgjigjja e butë* e largon tërbimin,+por një fjalë therëse* ngjall zemërim.+   Gjuha e të mençurve e përdor mirë njohurinë,+kurse goja e të pamendëve vjell veç marrëzi.   Sytë e Jehovait janë kudodhe shikojnë si të këqijtë, edhe të mirët.+   Gjuha e qetë* është pemë jete,+ndërsa fjalët dredharake sjellin dëshpërim.*   I marri e përbuz disiplinën e të atit,+por mendjemprehti e pranon ndreqjen.*+   Shtëpia e të drejtit është plot me gjëra të çmuara,por të ligun e futin në telashe të ardhurat* e veta.+   Buzët e të mençurve përhapin njohuri,+por zemra e të marrëve, jo.+   Flijimi i të ligjve është i neveritshëm për Jehovain,+por lutja e të drejtëve është e pëlqyeshme në sytë e tij.+   Udha e të ligut është e pështirë për Jehovain,+por Ai e do njeriun që kërkon me ngulm drejtësinë.+ 10  Disiplina i duket e keqe* atij që e braktis udhën e mirë,+dhe kush e urren korrigjimin, ka për të vdekur.+ 11  Varri* dhe vendi i kalbjes* janë para syve të Jehovait,+e aq më tepër zemrat e njerëzve!+ 12  Tallësi nuk e do atë që e ndreq;*+ai nuk konsultohet kurrsesi me të mençurit.+ 13  Zemra e gëzuar e çel fytyrën,por zemra e vrarë e dërrmon shpirtin.+ 14  Zemra që kupton, e kërkon njohurinë,+kurse goja e të pamendëve ushqehet me marrëzi.*+ 15  Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit,+por kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë.+ 16  Më mirë të kesh pak e të nderosh thellësisht Jehovain,*+se të kesh pasuri të madhe e të jesh në ankth.*+ 17  Më mirë një pjatë perime ku ka dashuri,+se një dem i majmur ku ka urrejtje.+ 18  Njeriu gjaknxehtë ndez grindje,+por kush nuk zemërohet shpejt, e shuan sherrin.+ 19  Udha e përtacit është si gardh plot gjemba,+kurse shtegu i të drejtit është si rrugë e sheshuar.+ 20  Biri i mençur e gëzon të atin,+por i pamendi e përbuz nënën e vet.+ 21  Marrëzia e gëzon njeriun që nuk ka gjykim të mirë,*+por njeriu me aftësi dalluese ndjek udhën e drejtë.+ 22  Planet prishen kur nuk konsultohesh,*por plotësohen me shumë këshilltarë.+ 23  Njeriu kënaqet kur jep përgjigjen e duhur,*+dhe një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!+ 24  Shtegu i jetës e çon lart* njeriun me gjykim të thellë+dhe e largon nga shtegu që zbret në Varr.*+ 25  Jehovai do ta shembë shtëpinë e fodullëve,+por do t’i mbrojë kufijtë e pronës së vejushës.+ 26  Intrigat e të ligjve janë të pështira për Jehovain,+por fjalët e këndshme i sjellin Atij kënaqësi.+ 27  Kush nxjerr fitime të pandershme, fut në telashe* shtëpinë e vet,+por kush i urren ryshfetet, ka për të jetuar.+ 28  Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet,*+ndërsa goja e të ligjve vjell të këqija. 29  Jehovai u rri larg të ligjve,por e dëgjon lutjen e të drejtëve.+ 30  Sytë e shndritshëm e gëzojnë zemrën;*një lajm i mirë i ripërtërin* kockat.+ 31  Kush ua vë veshin korrigjimeve jetëdhënëse,gjen vend mes të mençurve.+ 32  Kush e hedh poshtë disiplinën, përçmon jetën e vet,+por kush ua vë veshin korrigjimeve, fiton aftësi për të kuptuar.*+ 33  Nderimi i thellë për Jehovain* të stërvit për të vepruar me mençuri,+dhe përulësia i prin lavdisë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «e ëmbël».
Ose «e ashpër».
Ose «Gjuha që shëron».
Fjalë për fjalë «e dërrmojnë frymën».
Ose «korrigjimin».
Ose «frytet».
Ose «e ashpër».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «vendi i shkatërrimit; Abadoni».
Ose «e korrigjon».
Ose «rend pas marrëzisë».
Fjalë për fjalë «e t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «konfuz».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «nuk kërkohen këshilla; nuk flitet në mirëbesim».
Fjalë për fjalë «nga përgjigjja e gojës së vet».
Ose «e çon në jetë».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «e çnderon».
Ose «i peshon mirë fjalët; mendohet para se të flasë».
Ose «Një vështrim i qeshur e gëzon zemrën».
Fjalë për fjalë «i majm».
Fjalë për fjalë «fiton zemër».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.