Proverbat 13:1-25

  • Ata që kërkojnë këshilla, janë të mençur (10)

  • Pritja e zgjatur e ligështon zemrën (12)

  • Një i dërguar i besueshëm sjell shërim (17)

  • Kush ecën me të mençurit, bëhet i mençur (20)

  • Disiplina, shprehje e dashurisë (24)

13  Një bir i mençur e pranon disiplinën e të atit,+por tallësi i mbyll veshët para qortimit.*+   Njeriu shijon të mira nga fryti i gojës së vet,*+por i pabesi* s’ka të ngopur me dhunë.   Kush e mban gojën,* e mbron jetën e vet,+por kush nuk u vë fre buzëve, do të rrënohet.+   Përtaci është lakmues i pangopur, e prapëseprapë s’ka asgjë,+por njeriu* i papërtuar kënaqet plotësisht.*+   I drejti i urren gënjeshtrat,+por veprimet e të ligut sjellin turp e çnderim.   Drejtësia e mbron atë që ecën në pafajësi,+por ligësia e shemb përdhe mëkatarin.   Dikush hiqet si i pasur, por s’ka gjë fare;+tjetri hiqet si i varfër, e megjithatë ka pasuri të madhe.   I pasuri e paguan shpërblesën* për të shpëtuar jetën,+por të varfrin nuk e kërcënon ky rrezik.*+   Drita e të drejtëve rrëzëllen,*+por llamba e të ligjve do të shuhet.+ 10  Kur kalohen caqet me arrogancë, ndizet veçse grindje,+por mençuria u përket atyre që kërkojnë këshilla.*+ 11  Pasuritë që fitohen shpejt e shpejt* do të shterojnë,+por pasuritë e atij që mbledh pak nga pak,* do të shtohen. 12  Pritja e zgjatur* e ligështon zemrën,+por dëshirat e realizuara janë pemë jete.+ 13  Kush i përbuz udhëzimet,* e paguan shtrenjtë,+por kush i respekton urdhërimet, shpërblehet.+ 14  Mësimet* e të mençurit janë burim jete;+ato të mbajnë larg kurtheve të vdekjes. 15  Kush ka gjykim të thellë, fiton pëlqimin e të tjerëve,por udha e të pabesëve është plot vështirësi. 16  Njeriu mendjemprehtë vepron sipas njohurisë,+por i marri e nxjerr sheshit marrëzinë e vet.+ 17  Lajmëtari i lig sjell veç telashe,+por një i dërguar i besueshëm sjell shërim.+ 18  Kush e shpërfill disiplinën, varfërohet dhe turpërohet,por kush e pranon ndreqjen,* merr lavdi.+ 19  Dëshirat e realizuara e kënaqin shpirtin,*+por të marrët e urrejnë t’i largohen së keqes.+ 20  Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur,+por atij që shoqërohet me të pamendët, do t’i shkojë keq.+ 21  E keqja i ndjek këmba-këmbës mëkatarët,+kurse begatia i shpërblen të drejtët.+ 22  Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve dhe mbesave,kurse pasuritë e mëkatarit ruhen për të drejtët.+ 23  Ara e të varfërve jep shumë ushqim,por atë mund ta përlajë* padrejtësia. 24  Kush ia kursen disiplinën* të birit, e urren,+por kush e do, nuk e lë pa disiplinuar.*+ 25  I drejti ha sa i ngopet shpirti,+kurse i ligu mbetet me barkun bosh.+

Shënime në fund të faqes

Ose «korrigjimit».
Ose «i fjalëve të veta».
Ose «shpirti i të pabesit».
Ose «bën kujdes çfarë thotë».
Ose «shpirti».
Fjalë për fjalë «majmet».
Ose «çmimin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nuk i kap veshi asnjë qortim».
Fjalë për fjalë «ngazëllon».
Ose «sugjerime; që konsultohen së bashku».
Ose «që fitohen prej kotësisë».
Fjalë për fjalë «që i mbledh me dorën e vet».
Ose «Shpresa e vonuar».
Ose «fjalët».
Ose «Ligjet».
Ose «korrigjimin».
Ose «e kënaqin njeriun».
Ose «ata mund t’i përlajë».
Ose «shkopin e disiplinës; ndëshkimin».
Një mundësi tjetër «e disiplinon pa u vonuar».