Proverbat 12:1-28

  • Kush e urren korrigjimin, është i paarsyeshëm (1)

  • «Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate» (18)

  • Provojmë gëzim kur nxitim paqen (20)

  • Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain (22)

  • Ankthi ta rëndon zemrën (25)

12  Kush e do disiplinën, do njohurinë,+por kush e urren korrigjimin, është i paarsyeshëm.*+   Njeriu i mirë fiton miratimin e Jehovait,por njeriu që kurdis plane të liga merr ndëshkimin e Tij.+   Askush nuk gjen dot siguri me anë të ligësisë,+por rrënjët e të drejtëve nuk do të shkulen kurrë.   Një grua e zonja është kurorë për të shoqin,+por ajo që e turpëron, është si kalbësirë për kockat e tij.+   Mendimet e të drejtëve të çojnë në rrugën e duhur,por udhëheqja e të ligjve të mashtron.   Fjalët e të ligjve janë grackë vdekjeprurëse,*+por goja e të drejtëve sjell shpëtim.+   Njëherë që mposhten, të ligjtë zhduken,por shtëpia e të drejtëve mbetet përherë.+   Njeriu që flet me maturi, do të lëvdohet,+por kush ka zemër dredharake, do të përçmohet.+   Më mirë të vlerësohesh pak, e të kesh një shërbëtor,se t’i japësh lavdi vetes, e të ngelesh pa bukë.*+ 10  I drejti kujdeset për kafshët e veta,+por mëshira që u tregon i ligu është veçse mizore. 11  Kush e punon tokën, do të ngopet me bukë,+por ai që rend pas kotësive, nuk ka gjykim të mirë.* 12  Të ligjtë lakmojnë prenë e të tjerëve,*por rrënjët e të drejtëve japin fryt. 13  Buzët e tij mëkatare e zënë në lak të ligun,+por i drejti çlirohet nga hallet. 14  Nga fryti i gojës së vet* njeriu do të ngopet me të mira,+dhe nga puna e duarve të tij do të shpërblehet. 15  Të marrit i duket e drejtë udha e tij,+kurse i mençuri i pranon sugjerimet.*+ 16  I marri e tregon menjëherë* acarimin,+por mendjemprehti e anashkalon* fyerjen. 17  Dëshmitari i besueshëm thotë të vërtetën,*por dëshmitari i rremë mashtron. 18  Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate,por gjuha e të mençurve sjell shërim.+ 19  Buzët e së vërtetës do të qëndrojnë përgjithmonë,+kurse gjuha gënjeshtare do të zgjatë veç një çast.+ 20  Ata që thurin intriga, e kanë zemrën plot mashtrime,kurse ata që nxitin* paqe, kanë veç gëzim.+ 21  Të drejtët s’do t’i gjejë asnjë e keqe,+por të zezat nuk do të kenë të sosur për të ligjtë.+ 22  Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain,+por ata që tregohen të besueshëm, i sjellin atij kënaqësi. 23  Njeriu mendjemprehtë nuk e tregon sheshit sa shumë di,*kurse i marri i lëshon pa fre fjalët e pamenda të zemrës së vet.+ 24  Duart e palodhura do të mbretërojnë,+kurse duart dembele do të skllavërohen.+ 25  Ankthi ia rëndon zemrën njeriut,*+kurse një fjalë e mirë ia ngre zemrën peshë.+ 26  I drejti e zgjedh me kujdes kullotën* e vet,por të ligjtë ndjekin shtigje që i çojnë në rrugë të shtrembër. 27  Përtaci nuk e ndjek prenë e vet,+por i papërtuari është një thesar i çmuar. 28  Shtegu i drejtësisë të çon në jetë;+në shtegun e saj nuk ka vdekje.

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk ka mend».
Fjalë për fjalë «zënë pritë për gjak».
Ose «e të mos kesh për të ngrënë».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Fjalë për fjalë «e të ligjve të tjerë».
Ose «i fjalëve të veta».
Ose «këshillat».
Ose «brenda ditës».
Fjalë për fjalë «e mbulon».
Fjalë për fjalë «të drejtën».
Fjalë për fjalë «ata që këshillojnë».
Ose «di kur të flasë e kur jo».
Ose «e dëshpëron njeriun».
Ose «ambientin shoqëror».