Proverbat 11:1-31

  • Mençuria është me modestët (2)

  • Apostati i rrënon të tjerët (9)

  • «Kur ka shumë këshilltarë, ka sukses» (14)

  • Njeriu bujar do të begatohet (25)

  • Kush i var shpresat te pasuritë e tij, do të rrënohet (28)

11  Peshorja me hile është e neveritshme për Jehovain,por pesha e saktë* i sjell atij kënaqësi.+   Kur kalohen caqet me arrogancë, vjen çnderimi,+por mençuria është me modestët.+   Integriteti* u prin të drejtëve,+por intrigat do t’i rrënojnë të pabesët.+   Pasuritë* s’të hyjnë në punë ditën e zemërimit të furishëm,+por drejtësia të shpëton nga vdekja.+   Drejtësia ua drejton shtigjet të paqortueshmëve,por të ligjtë do të rrënohen për shkak të ligësisë së tyre.+   Drejtësia do t’i çlirojë të drejtët,+por të pabesët do të zihen në lak nga dëshirat e veta.+   Kur njeriu i lig vdes, shpresat e tij shuhen,e bashkë me të, merr fund edhe ajo që priste nga fuqia e vet.+   I drejti do të çlirohet nga halletdhe vendin e tij do ta zërë i ligu.+   Me gojën e tij, apostati* e rrënon të afërmin,*por i drejti çlirohet falë njohurisë.+ 10  Nga mirësia e të drejtëve, qyteti është plot hare,dhe kur zhduken të ligjtë, ka britma gëzimi.+ 11  Falë bekimit të të drejtëve, qyteti lartësohet,+por nga goja e të ligjve rrafshohet.+ 12  Kush nuk ka gjykim të mirë,* e trajton me përbuzje* të afërmin,por njeriu me aftësi të vërtetë dalluese e mban gjuhën nën fre.+ 13  Kush e ka gjuhën të gjatë,* shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim,+por njeriu i besueshëm* nuk i tregon çështjet konfidenciale.* 14  Kur nuk ka udhëheqje të mençur,* populli vuan,por kur ka shumë këshilltarë, ka sukses.*+ 15  Atij që del garant* për një të panjohur, me siguri do t’i shkojë keq,+por kush nuk e shtrëngon* dorën në shenjë zotimi, do të jetë i sigurt. 16  Një grua shpirtmirë* fiton lavdi,+kurse shpirtmizorët shtien në dorë pasuri. 17  Një burrë zemërmirë* i bën mirë vetes,+kurse shpirtligjtë e futin veten në telashe.*+ 18  I ligu fiton shpërblime të rreme,+por kush mbjell drejtësi, fiton shpërblime të vërteta.+ 19  Atë që nuk heq dorë nga drejtësia, e pret jeta,+por atë që jepet pas së ligës, e pret vdekja. 20  Kush ka zemër dredharake, është i neveritshëm për Jehovain,+por kush ecën në mënyrë të paqortueshme, i sjell atij kënaqësi.+ 21  Ji i sigurt për këtë:* i ligu do të ndëshkohet se s’bën,+por fëmijët e të drejtëve kanë për të shpëtuar. 22  Si një unazë ari në feçkën e një derriështë një grua e bukur që nuk do hiç të tregojë gjykim të mirë. 23  Dëshira e të drejtëve sjell veç të mira,+kurse shpresa e të ligjve ngjall tërbim. 24  Dikush jep bujarisht,* e megjithatë në fund ka më shumë;+një tjetër e mban për vete atë që duhet të japë, por përfundon në skamje.+ 25  Njeriu* bujar do të begatohet,*+dhe kush është burim freskie për të tjerët,* do të ripërtërihet edhe vetë.+ 26  Populli do ta mallkojë atë që e mban drithin për vete,por do ta bekojë atë që e shet. 27  Me njeriun që ngulmon të bëjë mirë, do të tregohen zemërmirë,+por atij që kërkon të keqen, e keqja do t’i bjerë mbi kokë.+ 28  Kush i var shpresat te pasuritë e tij, do të rrënohet,+por të drejtët do të lulëzojnë si gjethnaja.+ 29  Kushdo që e fut në telashe* shtëpinë e vet, do të trashëgojë erën,+dhe i pamendi do të bëhet shërbëtor i të mençurit. 30  Pemë jete është fryti i të drejtit,+dhe kush i bind të tjerët të bëjnë mirë,* është i mençur.+ 31  Nëse i drejti mbi faqen e dheut do të marrë vërtet atë që i takon,aq më shumë do të marrë i ligu dhe mëkatari!+

Shënime në fund të faqes

Ose «një gur peshe i plotë».
Ose «Gjërat me vlerë».
Ose «njeriu i pafe; i ligu».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «e përçmon».
Ose «Një shpifës».
Fjalë për fjalë «i besueshëm në frymë».
Fjalë për fjalë «e mbulon një çështje».
Ose «drejtim nga një person i aftë».
Ose «shpëtim».
Ose «garanton huanë».
Ose «urren të shtrëngojë».
Ose «e këndshme».
Ose «Një burrë me dashuri besnike; Një burrë dashamirës».
Ose «e çnderojnë veten».
Fjalë për fjalë «Dora te dora».
Fjalë për fjalë «shpërndan».
Ose «Shpirti».
Fjalë për fjalë «do të majmet».
Fjalë për fjalë «ujit me bollëk».
Ose «e çnderon».
Mund t’i referohet dikujt që i ndihmon të tjerët të hyjnë në udhën e jetës.