Proverbat 10:1-32

  • Biri i mençur, gëzim i babait të vet (1)

  • Duart e palodhura të pasurojnë (4)

  • Në fjalët e shumta nuk mungojnë fajet (19)

  • Bekimi i Jehovait të bën të pasur (22)

  • Nderimi i thellë për Jehovain të zgjat jetën (27)

10  Proverbat e Solomonit.+ Biri i mençur është gëzimi i babait të vet,+kurse biri i pamend është hidhërimi i nënës së vet.   Thesaret e fituara me ligësi nuk sjellin asnjë dobi,por drejtësia të shpëton nga vdekja.+   Jehovai nuk do të lejojë që të drejtët të vuajnë urie,+dhe të ligjve nuk do t’ua plotësojë dëshirat e pangopura.   Duart dembele të varfërojnë,+kurse duart e palodhura të pasurojnë.+   Ai bir që e mbledh prodhimin gjatë verës, vepron me mend,kurse ai bir që fle thellë gjatë të korrave, e turpëron veten.+   Bekimet prehen mbi kokën e të drejtëve,+por në gojën e të ligjve fshihen qëllime të dhunshme.   Emri i mirë* i të drejtëve e ka hak bekimin,+por emri i të ligjve do të tretet.+   Kush është i mençur, do t’i pranojë udhëzimet,*+por kush flet marrëzisht, do të nëpërkëmbet.+   Kush ecën me integritet,* do të ecë i sigurt,+por kush vepron me dredhi, ka për t’u zbuluar.+ 10  Kush e shkel syrin tinëzisht, shkakton hidhërim,+dhe kush flet marrëzisht, do të nëpërkëmbet.+ 11  Goja e të drejtëve është burim jete,+por në gojën e të ligjve fshihen qëllime të dhunshme.+ 12  Urrejtja ndez grindje,por dashuria i mbulon* të gjitha fajet.+ 13  Në buzët e njeriut me aftësi dalluese ka mençuri,+por shkopi është për kurrizin e njeriut pa gjykim të mirë.*+ 14  Të mençurit e ruajnë si thesar njohurinë,+kurse goja e të pamendëve e kërkon vetë rrënimin.+ 15  Pasuria është* qytet i fortifikuar për pasanikët. Varfëria është rrënimi i fukarenjve.+ 16  Veprat e të drejtëve sjellin jetë,kurse veprat e të ligjve të çojnë në rrugën e mëkatit.+ 17  Ai që ia vë veshin disiplinës, të çon në shtegun e jetës,*por ai që e shpërfill korrigjimin, të çon në rrugë të shtrembër. 18  Kush e maskon urrejtjen e vet, thotë gënjeshtra,+dhe kush përhap thashetheme,* është i marrë. 19  Në fjalët e shumta nuk mungojnë fajet,+por kush u vë fre buzëve, vepron me maturi.+ 20  Gjuha e të drejtëve është si argjend i zgjedhur,+kurse zemra e të ligjve s’vlen për gjë. 21  Buzët e të drejtëve u prijnë* shumë veta,+por të pamendët vdesin ngaqë u mungon gjykimi.+ 22  Bekimi i Jehovait të bën të pasur+dhe Ai nuk shton asnjë dhembje.* 23  Sjellja e turpshme është një lojë argëtuese për të marrin,por mençuria i përket njeriut me aftësi dalluese.+ 24  Të ligjve do t’u bjerë mbi kokë ajo që i tmerron,por të drejtëve do t’u plotësohen dëshirat.+ 25  Kur të kalojë stuhia, të ligjtë do të fshihen tej,+por themeli i të drejtëve është i patundur.+ 26  Porsi uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytëështë përtaci për punëdhënësin e vet.* 27  Nderimi i thellë për Jehovain* të zgjat jetën,+kurse ditët e të ligjve do të shkurtohen.+ 28  Shpresa* e të drejtëve është burim gëzimi,+por shpresat e të ligjve do të shuhen.+ 29  Udha e Jehovait është kala për të paqortueshmit,+por për të ligjtë është rrënim.+ 30  Të drejtët s’kanë për të rënë kurrë,+kurse të ligjtë s’do të banojnë më në tokë.+ 31  Nga goja e të drejtëve del mençuri,*kurse gjuha e mbrapshtë do të pritet. 32  Buzët e të drejtëve e dinë ç’është e këndshme,por goja e të ligjve është e mbrapshtë.

Shënime në fund të faqes

Ose «Reputacioni».
Fjalë për fjalë «urdhërimet».
Ose «i fal».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «Gjërat me vlerë janë».
Një mundësi tjetër «është në shtegun e jetës».
Ose «fjalë të liga; keqdashëse».
Ose «ushqejnë».
Ose «hidhërim; vështirësi».
Ose «për atë që e dërgon».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Ose «Pritja».
Ose «fryti i mençurisë».