Numrat 24:1-25

  • Shprehja e 3-të proverbiale e Balamit (1-11)

  • Shprehja e 4-t proverbiale e Balamit (12-25)

24  Kur pa se Jehovait i pëlqente* ta bekonte Izraelin, Balami nuk iku si herët e tjera për t’i kërkuar atij ogure të zeza,+ por ktheu fytyrën nga shkretëtira.  Sapo hodhi sytë dhe pa Izraelin që kishte ngritur kampin sipas fiseve të tij,+ fryma e Perëndisë zbriti mbi Balamin+  dhe ai tha këtë shprehje proverbiale:+ «Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,shprehjet e një burri që iu hapën sytë,   shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,të atij që pa vegimin* e të Plotfuqishmit,të atij që është përkulur me sytë hapur:+   ‘Sa të bukura janë tendat e tua, o Jakob,tabernakujt e tu, o Izrael!+   Si lugina* shtrihen deri larg,+si kopshte pranë lumit,si aloe* që ka mbjellë Jehovai,si cedra buzë ujërave.   Uji rrjedh pa pushim nga kovat e tij,fara e tij është* mbjellë buzë ujërave të bollshme.+ Mbreti i tij+ do të jetë më i madh se Agagu,+dhe mbretëria e tij do të lartësohet.+   Perëndia që i nxori nga Egjipti,është për ta si brirët e një demi të egër. Kombet, shtypësit e tij, ai do t’i përpijë,+kockat e tyre do t’i brejë dhe me shigjeta copë-copë do t’i bëjë.   Ai shtrihet e shtriqet porsi luan. E kush guxon ta zgjojë një luan?! Ata që të bekojnë, janë të bekuar,ata që të mallkojnë, janë të mallkuar.’»+ 10  Atëherë Balaku u tërbua me Balamin, duartrokiti me përçmim dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi,+ kurse ti veçse i bekove, plot tri herë. 11  Tani, shporru në shtëpinë tënde! Kisha ndër mend të të shpërbleja mirë,+ por Jehovai nuk të la të shpërbleheshe.» 12  Balami ia ktheu Balakut: «A nuk u thashë lajmëtarëve që më dërgove: 13  ‘Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë me kokën time* po s’më urdhëroi Jehovai, për mirë a për keq. Do të them vetëm atë që do të më thotë Jehovai.’+ 14  Tani do të kthehem te populli im. Hajde të të tregoj çfarë do t’i bëjë ky popull në të ardhmen* popullit tënd.» 15  Kështu ai tha këtë shprehje proverbiale:+ «Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,shprehjet e një burri që iu hapën sytë,+ 16  shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,të atij që zotëron njohurinë e Më të Lartit. Vegimin e të Plotfuqishmit ai pa,tek përkulej me sytë hapur: 17  ‘Do ta shoh, por jo tani;do ta sodit, por jo së shpejti. Një yll+ do të dalë nga Jakobi,një skeptër*+ do të ngrihet nga Izraeli.+ Ai do të çajë ballin e Moabit*+dhe kafkën e tërë luftëtarëve të dhunshëm. 18  Edomi do të bëhet pronë e tij,+po, Seiri+ do të bëhet zotërim i armiqve të vet,+ndërkohë që Izraeli do të tregohet i guximshëm. 19  Nga Jakobi do të dalë një që do t’i bëjë zap popujt+dhe do të shfarosë këdo që do të mbijetojë në qytet.’» 20  Kur pa Amalekun, ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale: «Amaleku, i pari* i kombeve,+me siguri në fund do të shuhet.»+ 21  Kur pa kenitët,+ ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale: «E sigurt është banesa jote, si një fole e vendosur mbi shkrep. 22  Por dikush do t’i shkrumbojë kenitët.* Edhe sa duhet që Asiria të të marrë rob?» 23  Ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale: «Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Perëndia të bëjë gjithë këtë? 24  Nga brigjet e Kitimit+ do të vijnë anijeqë do të mundojnë Asirinë+dhe do t’i sjellin vuajtje Eberit. Por edhe ato* do të zhduken një herë e mirë.» 25  Pas kësaj, Balami+ u ngrit e iku. Edhe Balaku iku.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ishte e mirë në sytë e Jehovait».
Ose «vade». Shih Fjalorthin.
Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.
Ose «pasardhësit e tij janë».
Fjalë për fjalë «nga zemra ime».
Ose «në fund të ditëve».
Ose «një shkop mbretëror».
Ose «tëmthat e kokës së Moabit».
Domethënë, Amaleku ishte i pari që u hodh në sulm kundër izraelitëve pas eksodit nga Egjipti, edhe pse këta nuk e provokuan.
Fjalë për fjalë «Kainin».
Fjalë për fjalë «ai».