Numrat 17:1-13

  • Shkopi i Aronit lëshon sythe si shenjë (1-13)

17  Tani Jehovai i tha Moisiut:  «Fol me izraelitët dhe merr një shkop për çdo shtëpi atërore, nga të gjithë prijësit e shtëpive të tyre atërore,+ pra 12 shkopinj gjithsej; shkruaj emrin e secilit prijës në shkopin e vet.  Emrin e Aronit shkruaje në shkopin që përfaqëson shtëpinë e Levit, sepse ka vetëm një shkop për çdo shtëpi atërore.  Vëri shkopinjtë në tendën e takimit para Dëshmisë,*+ ku unë shfaqem rregullisht para jush,+  dhe shkopi i atij që do të zgjedh,+ do të nxjerrë sythe. Kështu do t’u jap fund murmuritjeve të izraelitëve kundër meje+ dhe kundër jush.»+  Atëherë Moisiu ua tha këtë izraelitëve, dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë nga një shkop, sipas shtëpive të tyre atërore, gjithsej 12 shkopinj. Mes shkopinjve të tyre ishte edhe shkopi i Aronit.  Kështu Moisiu i vuri shkopinjtë para Jehovait në tendën e Dëshmisë.  Të nesërmen, kur Moisiu hyri në tendën e Dëshmisë, ja, shkopi i Aronit për shtëpinë e Levit kishte nxjerrë sythe; kishte nxjerrë sythe, kishte çelur lule dhe kishte nxjerrë bajame të bëra.  Atëherë Moisiu i mori të gjithë shkopinjtë nga prania e Jehovait dhe i nxori para tërë izraelitëve; ata i panë dhe secili mori shkopin e vet. 10  Më pas Jehovai i tha Moisiut: «Vëre përsëri shkopin e Aronit+ para Dëshmisë që të ruhet si shenjë+ për rebelët,+ që murmuritjet e tyre kundër meje të pushojnë e që ata të mos vdesin.» 11  Moisiu bëri menjëherë siç e kishte urdhëruar Jehovai; ai bëri pikërisht ashtu. 12  Atëherë izraelitët i thanë Moisiut: «Tani po që do të vdesim e do të marrim fund! Po, do të marrim fund të gjithë! 13  Kushdo që provon t’i afrohet tabernakullit të Jehovait, ka për të vdekur!+ Pse, kështu u dashka të marrim fund të gjithë?!»+

Shënime në fund të faqes