Numrat 14:1-45

  • Populli do që të kthehet në Egjipt (1-10)

    • Raport pozitiv nga Josiu dhe Kalebi (6-9)

  • Jehovai zemërohet; Moisiu ndërhyn (11-19)

  • Ndëshkimi: 40 vjet në shkretëtirë (20-38)

  • Amalekitët mundin Izraelin (39-45)

14  Atëherë tërë asambleja filloi të ankohej me të madhe, dhe populli qau pa pushim tërë natën.+  Të gjithë izraelitët nisën të murmuritnin kundër Moisiut dhe Aronit,+ dhe gjithë asambleja thoshte: «Ah, sikur të kishim vdekur në Egjipt ose në këtë shkretëtirë!  Pse po na çon Jehovai në këtë vend, që të biem të vdekur nga shpata?!+ Gratë dhe fëmijët tanë do të merren si plaçkë lufte.+ A s’është më mirë të kthehemi në Egjipt?»+  Ata madje i thoshin njëri-tjetrit: «Të caktojmë dikë në krye e të kthehemi në Egjipt!»+  Kur dëgjuan këto fjalë, Moisiu dhe Aroni u përkulën me fytyrë përtokë para tërë kongregacionit të izraelitëve që ishte mbledhur atje.  Kurse Josiu,+ biri i Nunit, dhe Kalebi,+ biri i Jefunehut, të cilët ishin ndër burrat që vëzhguan vendin, shqyen rrobat  dhe u thanë tërë izraelitëve të mbledhur atje: «Vendi që përshkuam për të vëzhguar është një vend shumë, shumë i mirë.+  Nëse Jehovai është i kënaqur me ne, patjetër do të na çojë atje e do të na e japë atë vend, po, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+  Veç mos ngrini krye kundër Jehovait dhe mos iu frikësoni popullit të vendit,+ se ata janë për ne si një kafshatë. Ata s’ka kush t’i mbrojë, kurse ne kemi Jehovain.+ Mos ua kini frikën!» 10  Megjithatë, tërë asambleja foli për t’i vrarë me gurë,+ kur ja, lavdia e Jehovait u shfaq mbi tendën e takimit para tërë izraelitëve.+ 11  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Deri kur do të më përbuzë+ ky popull? Deri kur nuk do të kenë besim tek unë pas gjithë shenjave* që kreva mes tyre?+ 12  Do t’i godas me murtajë e do t’i përzë, dhe do të bëj prej teje një komb më të madh e më të fuqishëm se ata.»+ 13  Mirëpo Moisiu i tha Jehovait: «Por do ta dëgjojnë egjiptianët prej nga e nxore këtë popull me anë të fuqisë sate+ 14  dhe do t’ua tregojnë banorëve të këtij vendi. Edhe këta kanë dëgjuar se ti, o Jehova, je mes këtij populli+ dhe i je shfaqur ballë për ballë.+ Kanë dëgjuar se ti je Jehovai, se reja jote qëndron mbi ta dhe se ditën ti shkon para tyre në shtyllën e resë, kurse natën në shtyllën e zjarrit.+ 15  Po ta vrisje gjithë këtë popull në një çast,* kombet që kanë dëgjuar për famën tënde, me siguri do të thonë: 16  ‘Jehovai nuk mundi ta çonte këtë popull në vendin për të cilin iu betua, prandaj i shfarosi në shkretëtirë.’+ 17  Të lutem, o Jehova, tregoje fuqinë tënde të madhe siç ke premtuar edhe vetë: 18  ‘Jehovai, një Perëndi që nuk zemërohet shpejt, që është plot dashuri besnike,*+ që e fal fajin dhe shkeljen,* por që në asnjë mënyrë nuk e lë pa ndëshkuar fajtorin, që për fajin e etërve ndëshkon bijtë deri në brezin e tretë dhe të katërt.’+ 19  Të lutem, fale fajin e këtij populli në përputhje me dashurinë tënde besnike të madhe, ashtu siç e ke falur që nga koha kur ishim në Egjipt e deri më tani!»+ 20  Atëherë Jehovai tha: «Po i fal, sipas kërkesës sate.+ 21  Megjithatë, siç është e vërtetë që unë rroj, tërë toka do të mbushet me lavdinë e Jehovait.+ 22  Prandaj asnjë nga burrat që panë lavdinë time dhe shenjat+ që kreva në Egjipt e në shkretëtirë, e që prapëseprapë më vunë në provë+ plot dhjetë herë dhe nuk e dëgjuan zërin tim,+ 23  nuk do ta shohin kurrë vendin për të cilin iu betova etërve të tyre. Jo, asnjë nga ata që më përbuzën, nuk do ta shohë.+ 24  Mirëpo, ngaqë shërbëtori im Kaleb+ kishte një frymë* krejt tjetër e m’u bind me gjithë zemër, me siguri do ta çoj në vendin ku shkoi, dhe pasardhësit e vet do ta zotërojnë atë.+ 25  Meqenëse në luginë* banojnë amalekitët dhe kananitët,+ nesër kthehuni prapa e nisuni për në shkretëtirë nëpërmjet udhës së Detit të Kuq.»+ 26  Pastaj Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 27  «Deri kur do të vazhdojë të murmuritë kundër meje kjo asamble e ligë?+ I kam dëgjuar çfarë po murmuritin izraelitët kundër meje.+ 28  Thuaju atyre: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Jehovai,—do t’ju bëj pikërisht ato që kam dëgjuar prej jush!+ 29  Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë,+ po, të gjithë ju nga 20 vjeç e lart që u regjistruat, të gjithë ju që murmuritët kundër meje.+ 30  Asnjë nga ju nuk do të hyjë në vendin për të cilin u betova* se do të banonit,+ përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit.+ 31  Atje do të çoj fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të merreshin si plaçkë lufte,+ dhe ata do ta njohin vendin që ju e përçmuat.+ 32  Kurse kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë. 33  Tani bijtë tuaj do të bëhen barinj në shkretëtirë për 40 vjet+ dhe do t’u duhet të përgjigjen për pabesinë* tuaj, derisa kufoma juaj e fundit të bjerë në shkretëtirë.+ 34  Në përputhje me numrin e ditëve që vëzhguat vendin, pra 40 ditë,+ do të përgjigjeni për fajet tuaja 40 vjet,+ një ditë për një vit, një ditë për një vit, dhe kështu do ta dini ç’do të thotë të më viheni kundër.* 35  Unë, Jehovai, kam folur. Kështu kam për t’ia bërë tërë kësaj asambleje të ligë, atyre që janë mbledhur kundër meje. Në këtë shkretëtirë do të marrin fund dhe këtu do të vdesin.+ 36  Burrat që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin dhe që e bënë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij kur u kthyen me një raport negativ për vendin,+ 37  po, këta burra që dhanë raport negativ për vendin, do të ndëshkohen dhe do të vdesin para Jehovait.+ 38  Kurse Josiu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut, të cilët ishin mes atyre që shkuan për të vëzhguar vendin, do të mbeten gjallë.’»+ 39  Kur Moisiu ua tha këto fjalë tërë izraelitëve, populli nisi të vajtonte pa pushim. 40  Madje ata u çuan herët në mëngjes dhe u përpoqën të ngjiteshin lart në rajonin malor, e thoshin: «Ja tek jemi, gati për t’u ngjitur atje ku tha Jehovai, sepse kemi mëkatuar.»+ 41  Por Moisiu tha: «Pse e shkelni urdhrin e Jehovait? Nuk do t’ia dilni mbanë. 42  Mos u ngjitni, se Jehovai nuk është me ju, dhe armiqtë do t’ju mundin.+ 43  Atje janë amalekitët dhe kananitët që do t’ju kundërvihen,+ dhe ju do të bini të vdekur nga shpata e tyre. Jehovai nuk do të jetë me ju, sepse u larguat nga Jehovai dhe nuk e ndoqët.»+ 44  Megjithatë, me kokën e tyre, ata guxuan të ngjiteshin drejt rajonit malor,+ por arka e besëlidhjes së Jehovait dhe Moisiu nuk lëvizën nga kampi.+ 45  Atëherë amalekitët dhe kananitët që banonin në atë rajon malor zbritën, i goditën dhe i shpartalluan deri në Hormah.+

Shënime në fund të faqes

Ose «mrekullive».
Fjalë për fjalë «si një njeri të vetëm».
Ose «dashamirësi».
Ose «qëndrim».
Ose «ultësirë».
Fjalë për fjalë «ngrita dorën».
Fjalë për fjalë «prostitucionin». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
Ose «të më keni mua si armik».