Nehemia 2:1-20

  • Nehemia dërgohet në Jerusalem (1-10)

  • Nehemia kontrollon muret e qytetit (11-20)

2  Në muajin nisan* të vitit të 20-të+ të mbretërimit të Artakserksit,+ atij i sollën të pinte verë, dhe si përherë e mora dhe ia dhashë.+ Nuk kisha qenë kurrë i dëshpëruar në prani të tij.  Prandaj mbreti më pyeti: «Ç’është kjo fytyrë kaq e vrenjtur, ndonëse nuk je i sëmurë? Kjo s’është gjë tjetër veçse një zemër e dëshpëruar.» Atëherë u frikësova shumë.  Kështu i thashë: «Rrofsh përjetë o mbret! Si të mos dukem i dëshpëruar kur qyteti, vendi ku janë varrosur paraardhësit e mi, është i shkretuar dhe portat e tij i ka përpirë zjarri?!»+  Mbreti më pyeti: «Çfarë dëshiron prej meje?» Menjëherë iu luta Perëndisë së qiejve.+  Pastaj i thashë mbretit: «Nëse mbreti e sheh të udhës dhe nëse shërbëtori juaj gëzon pëlqimin tuaj, më dërgoni në Judë, në qytetin ku prehen paraardhësit e mi, që ta rindërtoj.»+  Atëherë mbreti me mbretëreshën ulur përkrah tij, më pyeti: «Sa do të zgjatë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?» Mbreti e pa të udhës që të shkoja+ dhe i tregova kur do të kthehesha.+  Pastaj i thashë: «Nëse mbreti e sheh të udhës, më jepni letra për guvernatorët e rajonit Përtej Lumit,*+ që të më garantojnë kalim të sigurt derisa të arrij në Judë.  Më jepni një letër edhe për Asafin, kujdestarin e Parkut Mbretëror,* që të më japë dru për portat e Fortesës+ së Shtëpisë,* për muret e qytetit+ dhe për shtëpinë ku do të shkoj.» Kështu mbreti m’i dha,+ sepse dora e Perëndisë tim ishte me mua.+  Me kohë arrita te guvernatorët në rajonin Përtej Lumit dhe u dhashë letrat e mbretit. Mbreti kishte dërguar me mua edhe krerë të ushtrisë dhe kalorës. 10  Kur morën vesh për këtë, Sanballatit,+ horonitit, dhe Tobisë,+ zyrtarit* amonit,+ nuk u pëlqeu aspak që dikush kishte ardhur të bënte diçka të mirë për popullin e Izraelit. 11  Në fund mbërrita në Jerusalem dhe ndenja atje tri ditë. 12  U ngrita natën bashkë me disa burra dhe nuk i thashë gjë njeriu çfarë më kishte nxitur* Perëndia të bëja për Jerusalemin. Nuk kisha asnjë kafshë me vete, përveç asaj në të cilën kisha hipur. 13  Natën dola nga Porta e Luginës,+ kalova përpara Burimit të Gjarprit të Madh, vazhdova drejt Portës së Togjeve të Hirit+ dhe kontrollova muret e Jerusalemit që ishin shembur, si edhe portat që i kishte përpirë zjarri.+ 14  Vazhdova më tej deri te Porta e Burimit+ dhe Rezervuari i Mbretit, por kafsha në të cilën kisha hipur, nuk kishte mjaft vend ku të kalonte. 15  Prapëseprapë u ngjita natën nëpër luginë*+ dhe vazhdova të kontrolloja murin. Pas kësaj u futa përsëri nga Porta e Luginës, dhe kështu u ktheva. 16  Mëkëmbësit*+ nuk e dinin ku kisha shkuar dhe ç’po bëja, sepse ende nuk u kisha thënë asgjë judenjve, priftërinjve, fisnikëve, mëkëmbësve dhe pjesës tjetër të punëtorëve. 17  Në fund u thashë: «Ju e shihni në ç’gjendje të tmerrshme jemi, se si është shkretuar Jerusalemi dhe se si janë djegur nga zjarri portat e tij. Le t’i rindërtojmë muret e Jerusalemit, që të mos jemi më të poshtëruar.» 18  Pastaj u tregova se si dora e Perëndisë tim kishte qenë me mua,+ dhe fjalët që më kishte thënë mbreti.+ Atëherë ata thanë: «Të ngrihemi e të ndërtojmë muret!» Prandaj i dhanë zemër njëri-tjetrit* që t’ia nisnin punës.+ 19  Kur e dëgjuan këtë, Sanballati, horoniti, Tobia,+ zyrtari* amonit,+ dhe Geshemi, arabi,+ nisën të na tallnin+ dhe të na përbuznin me këto fjalë: «Ç’po bëni kështu? Po ngrini krye kundër mbretit?»+ 20  Por unë iu përgjigja: «Falë Perëndisë së qiejve do të kemi sukses+ dhe ne, shërbëtorët e tij, do të ngrihemi e do të ndërtojmë muret. Kurse ju nuk keni lidhje fare me Jerusalemin. Nuk keni as të drejta ligjore e as trashëgimi në këtë qytet.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «Përtej Eufratit».
Ose «pyllit të mbretit».
Ose «e Tempullit».
Fjalë për fjalë «shërbëtorit».
Fjalë për fjalë «më kishte vënë në zemër».
Ose «vadi». Shih Fjalorthin.
Ose «Përfaqësuesit e mbretit».
Fjalë për fjalë «forcuan duart».
Fjalë për fjalë «shërbëtori».