Nehemia 11:1-36

  • Jerusalemi ripopullohet (1-36)

11  Ndërkohë, princat e popullit po jetonin në Jerusalem,+ kurse pjesa tjetër e popullit hodhi short+ që një në çdo dhjetë veta të vinte e të jetonte në Jerusalem, në qytetin e shenjtë, ndërsa nëntë të tjerët qëndruan në qytetet e tjera.  Për më tepër, disa burra dolën vullnetarë që të jetonin në Jerusalem, dhe populli kërkoi bekimin e Perëndisë për ta.  Këta janë krerët e provincës që jetuan në Jerusalem. (Pjesa tjetër e Izraelit, priftërinjtë, levitët, shërbëtorët e tempullit*+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit+ jetuan në qytetet e tjera të Judës, secili në zotërimin e vet, në qytetin e vet.+  Edhe disa nga njerëzit e Judës dhe të Beniaminit jetuan në Jerusalem.) Nga njerëzit e Judës ishin: Atajahu, bir i Uziahut, bir i Zakarisë, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalalelit nga familja e Perezit;+  dhe Masejahu, bir i Barukut, bir i Kolhozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarisë nga familja e shelanitëve.  Gjithë bijtë e Perezit që banonin në Jerusalem, ishin 468 burra të zotë.  Këta ishin njerëzit e Beniaminit: Salui,+ bir i Meshulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Masejahut, bir i Ithielit, bir i Jeshajahut;  pas tij familja e Gabait dhe e Salait, 928 veta;  Joeli, bir i Zikrit, ishte mbikëqyrësi i tyre, dhe Juda, bir i Hasenuahut, ishte i dyti i qytetit. 10  Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit, Jakini,+ 11  Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshulamit, bir i Sadokut, bir i Merajotit, bir i Ahitubit,+ një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë* së vërtetë, 12  dhe vëllezërit e tyre që shërbenin në shtëpinë e Perëndisë, 822 veta. Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amzit, bir i Zakarisë, bir i Pashkurit,+ bir i Malkijahut, 13  dhe vëllezërit e tij, krerë të shtëpive atërore, 242 veta. Amashai, bir i Azarelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemotit, bir i Imerit, 14  dhe vëllezërit e tyre, që ishin burra të fuqishëm e sypatrembur, 128 veta. Mbikëqyrës i tyre ishte Zabdieli, i cili vinte nga një familje me emër. 15  Nga levitët: Shemajahu,+ bir i Hashubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit; 16  Shabetai+ dhe Jozabadi,+ nga krerët e levitëve, të cilët ishin përgjegjës për punën që bëhej në anën e jashtme të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë; 17  Mataniahu,+ bir i Mikesë, bir i Zabdit, bir i Asafit,+ drejtuesi i këndimit që niste lëvdimet gjatë lutjes;+ Bakbukiahu, ndihmësi i tij, dhe Abdai, bir i Shamuait, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.+ 18  Tërë levitët në qytetin e shenjtë ishin 284 veta. 19  Derëtarët ishin Akubi, Talmoni+ dhe vëllezërit e tyre që ruanin portat, 172 veta. 20  Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve ishin në tërë qytetet e tjera të Judës, secili në pronën e vet të trashëguar.* 21  Shërbëtorët e tempullit*+ jetonin në Ofel,+ dhe Zihai e Gishpai ishin përgjegjës për shërbëtorët e tempullit. 22  Mbikëqyrësi i levitëve në Jerusalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut,+ bir i Mikait nga familja e Asafit, këngëtarët. Ai ishte përgjegjës për punën që bëhej në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 23  Për këngëtarët kishte një urdhër mbretëror,+ që të merrnin përditë një sasi të caktuar gjërash të nevojshme. 24  Petahiahu, bir i Meshezabelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte këshilltar i mbretit* për çdo çështje të popullit. 25  Kjo është lista e vendbanimeve dhe e rrethinave të tyre: disa nga njerëzit e Judës jetuan në Kiriat-Arbë+ dhe në fshatrat e saj, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabzel+ dhe në vendbanimet e tij, 26  në Jeshua, në Moladah,+ në Beth-Pelet,+ 27  në Hazar-Shual,+ në Ber-Shebë dhe në fshatrat e saj, 28  në Ziklag,+ në Mekonah dhe në fshatrat e tij, 29  në En-Rimon,+ në Zorah,+ në Jarmuth, 30  në Zanoah,+ në Adulam dhe në vendbanimet e tyre, në Lakish+ dhe në rrethinat e tij, në Azekah+ dhe në fshatrat e tij. Ata u vendosën* nga Ber-Sheba deri në luginën e Hinomit.+ 31  Kurse njerëzit e Beniaminit ishin në Gebë,+ në Mikmash, në Aija, në Bethel+ dhe në fshatrat e tij, 32  në Anatoth,+ në Nob,+ në Ananiah, 33  në Hazor, në Ramah,+ në Gitaim, 34  në Hadid, në Zeboim, në Nebalat, 35  në Lod, në Ono+ dhe në luginën e artizanëve, 36  dhe disa ndarje të levitëve nga Juda u caktuan në territorin e Beniaminit.

Shënime në fund të faqes

Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Ose «e tempullit të Perëndisë».
Ose «në trashëgiminë e vet».
Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».
Fjalë për fjalë «ishte te dora e mbretit».
Ose «ngritën kampe».