Mikea 5:1-15

  • Një qeveritar do të bëhet i madh në mbarë tokën (1-6)

    • Qeveritari do të dalë nga Betlehemi (2)

  • Një mbetje do të jetë si vesa dhe si një luan (7-9)

  • Vendi do të pastrohet (10-15)

5  «Tani, o banorë të qytetit të rrethuar,ju po bëni prerje në trup. Ata na kanë rrethuar.+ Me shkop e godasin në fytyrë gjykatësin e Izraelit.+   Nga ti, o Betlehem-Efratah,+që je më i vogli mes qyteteve* të Judës,do të dalë për mua ai që do të qeverisë në Izrael,+prejardhja e të cilit është që nga kohët e lashta, që nga ditët shumë të hershme.   Prandaj Ai do t’i braktisë ata*derisa të vijë koha që të lindë ajo që ka për të lindur. Pjesa tjetër e vëllezërve të tij do t’i kthehet popullit të Izraelit.   Ai do të ngrihet e do të kullotë kopenë me forcën e Jehovait,+me madhështinë e emrit të Jehovait, Perëndisë së tij. Ata do të banojnë të sigurt,+sepse pushteti i tij do të shtrihet deri në skajet e tokës.+   Ai do të sjellë paqe.+ Nëse asiriani e pushton vendin tonë dhe shkel mbi kullat tona të fortifikuara,+ne do të ngremë kundër tij shtatë barinj, po, tetë princa* nga njerëzit.   Ata do ta kullotin vendin e Asirisë me shpatë+dhe vendin e Nimrodit+ te hyrjet e tij. Ai do të na shpëtojë nga asiriani+kur ky të pushtojë vendin tonë e të shkelë territorin tonë.   Mbetja e Jakobit do të jetë mes shumë popujvesi vesa që vjen nga Jehovaidhe si shirat e bollshme për bimësinë,që nuk varen nga njeriudhe nuk shpresojnë te bijtë e njerëzve.   Mbetja e Jakobit do të jetë ndër kombet,mes shumë popujve,si një luan mes kafshëve të pyllit,si një luan i ri* mes kopeve të dhenve,i cili kalon përmes tyre, i shkel e i shqyen. Askush nuk mund t’i shpëtojë.   Dora e saj do të lartohet mbi kundërshtarëtdhe gjithë armiqtë e saj do të shkatërrohen.» 10  Jehovai thotë: «Atë ditë,do të shfaros nga ti kuajt dhe do t’i shkatërroj karrocat e tua. 11  Do t’i shkatërroj qytetet e vendit tënddhe do t’i shemb gjithë vendet e tua të fortifikuara. 12  Do ta zhduk shtrigërinë tënde,*dhe mes teje nuk do të mbetet asnjë që merret me magji.+ 13  Do t’i zhduk nga ti shëmbëlltyrat e skalitura dhe shtyllat e tua,dhe ti s’do të përkulesh më para veprës së duarve të tua.+ 14  Do t’i shkul shtyllat e shenjta*+dhe do t’i shfaros qytetet e tua. 15  Me zemërim e tërbim do të hakmerremkundër kombeve që nuk më janë bindur.»

Shënime në fund të faqes

Ose «fiseve».
Ose «popullin e tij».
Ose «prijës».
Ose «luan i ri me krifë».
Fjalë për fjalë «nga dora jote».