Mikea 4:1-13

  • Mali i Jehovait lartësohet (1-5)

    • Shpatat do të kthehen në plore (3)

    • ‘Ne do të ecim në emër të Jehovait’ (5)

  • Sioni i rivendosur do të bëhet i fortë (6-13)

4  Në ditët e fundit,*mali i shtëpisë së Jehovait+do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e malevedhe do të ngrihet më lart se kodrat. Drejt tij do të vërshojnë popujt.+   Shumë kombe do të vijnë e do të thonë: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovaitdhe në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+ Ai do të na mësojë udhët e tij,dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.» Se nga Sioni do të dalë ligji*dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.   Ai do të gjykojë mes shumë popujve+dhe do t’i ndreqë gjërat* për kombe të fuqishme e të largëta. Ata do t’i shndërrojnë* shpatat në plore*dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+   Secili do të ulet* nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet,+dhe askush nuk do t’i trembë,+sepse vetë Jehovai i ushtrive ka folur.*   Të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet,kurse ne do të ecim në jetë të jetëve në emër të Jehovait, Perëndisë tonë.+   Jehovai thotë: «Atë ditëunë do të mbledh atë* që çalonte,atë që ishte shpërndarë+dhe ata që trajtova ashpër.   Atë* që çalonte do ta bëj një mbetje,+atë që ishte çuar larg, do ta bëj një komb të fuqishëm.+ Jehovai do të mbretërojë mbi ta në malin Sion,tani e përgjithmonë.   Sa për ty, o kullë e kopesë,kodër e bijës së Sionit,+te ti do të kthehet, po, do të kthehet sërish sundimi i mëparshëm,*+mbretëria që i përket bijës së Jerusalemit.+   Pse, pra, bërtet kaq shumë? Mos vallë nuk ke më mbret,apo mos vallë këshilltarët e tu kanë marrë fund,që të kanë zënë dhembjet si të një gruaje që lind?+ 10  Përpëlitu e rënko, o bijë e Sionit,si një grua që lind,sepse tani do të dalësh nga qyteti dhe do të banosh në fushë. Do të shkosh deri në Babiloni+dhe atje do të shpëtosh.+ Jehovai do të të riblejë atje nga dora e armiqve të tu.+ 11  Por tani, kundër teje do të mblidhen shumë kombeqë do të thonë: ‘Le të ndotet Sioni,le të ndodhë kjo para syve tanë.’ 12  Por ata nuk i dinë mendimet e Jehovait,as nuk e kuptojnë qëllimin* e tij;ai ka për t’i mbledhur bashkë si duaj drithi të sapokorrur në lëmë.* 13  Çohu dhe shij,* o bijë e Sionit,+sepse brirët* e tu do t’i shndërroj në hekur,thundrat e tua do t’i shndërroj në bakër,dhe ti ke për të bërë pluhur e hi shumë popuj.+ Përfitimin e tyre të pandershëm ke për t’ia kushtuar Jehovaitdhe pasuritë e tyre Zotërisë së vërtetë të mbarë tokës.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «Në pjesën e fundit të ditëve».
Ose «do të dalë udhëzimi».
Ose «do t’i vërë gjërat në vijë».
Fjalë për fjalë «farkëtojnë».
Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
Ose «do të banojë».
Fjalë për fjalë «ka folur me gojën e vet».
Fjalë për fjalë «ajo».
Fjalë për fjalë «Ajo».
Ose «i parë».
Ose «këshillën».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».