Sipas Mateut 3:1-17

  • Predikimi i Gjon Pagëzorit (1-12)

  • Pagëzimi i Jezuit (13-17)

3  Me kalimin e kohës Gjon+ Pagëzori nisi të predikonte+ në shkretëtirën e Judesë  dhe thoshte: «Pendohuni, sepse Mbretëria e qiejve është afruar.»+  Në të vërtetë, ky është ai për të cilin u tha nëpërmjet profetit Isaia:+ «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!’»+  Gjoni vishte një rrobë me lesh deveje, mbante në mes një brez lëkure+ dhe ushqehej me karkaleca e me mjaltë bletësh të egra.+  Në atë kohë Jerusalemi, tërë Judea dhe gjithë vendi përreth Jordanit shkonin tek ai.+  Ai i pagëzonte* njerëzit në lumin Jordan+ dhe ata i rrëfenin hapur mëkatet.  Kur vuri re se shumë farisenj dhe saducenj+ po vinin aty ku po pagëzonte, ai u tha: «Pjellë nepërkash,+ kush ju tha se mund t’ia mbathni nga zemërimi i furishëm që po vjen?!+  Jepni, pra, fryte të denja për pendim!  Mos guxoni të thoni me vete: ‘Ne kemi atë Abrahamin’,+ sepse unë po ju them se Perëndia është në gjendje t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë. 10  Sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.+ 11  Unë ju pagëzoj me ujë ngaqë jeni penduar,+ por ai që po vjen pas meje, është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as t’i heq sandalet.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë+ dhe me zjarr.+ 12  Ai ka në dorë terploten* dhe do ta pastrojë tërësisht lëmin* e vet. Do ta mbledhë grurin në depo, kurse bykun do ta djegë me një zjarr+ që nuk mund të shuhet.» 13  Në atë kohë Jezui shkoi nga Galilea në Jordan, te Gjoni, që ky ta pagëzonte.+ 14  Por Gjoni u përpoq ta pengonte dhe i tha: «Unë kam nevojë të më pagëzosh ti, kurse ti vjen tek unë?!» 15  Jezui iu përgjigj: «Le të ndodhë kështu këtë herë, sepse është e përshtatshme të përmbushim në këtë mënyrë gjithçka që është e drejtë.» Atëherë ai nuk e pengoi më. 16  Pasi u pagëzua, Jezui doli menjëherë nga uji, dhe ja, qiejt u hapën+ dhe ai* pa frymën e Perëndisë të zbriste mbi të* porsi një pëllumb.+ 17  Ja! U dëgjua edhe një zë nga qiejt,+ që tha: «Ky është Biri im,+ Biri im i dashur, që unë e kam miratuar.»+

Shënime në fund të faqes

Lopatë e gjerë që përdoret për të hedhur në erë drithin kur pastrohet.
Mund t’i referohet Gjonit.
Domethënë, mbi Jezuin.