Sipas Mateut 19:1-30

  • Martesa dhe divorci (1-9)

  • Dhurata e beqarisë (10-12)

  • Jezui bekon fëmijët (13-15)

  • Pyetja e një të riu të pasur (16-24)

  • Sakrifica për Mbretërinë (25-30)

19  Kur mbaroi këto fjalë, Jezui u nis nga Galilea dhe vajti në kufijtë e Judesë, matanë Jordanit.+  Edhe atje e ndoqën turma të mëdha, dhe ai i shëroi.  Disa farisenj iu afruan dhe, për ta vënë në provë, e pyetën: «A është e ligjshme që burri ta divorcojë gruan për çdo lloj arsyeje?»+  Ai iu përgjigj: «A nuk e keni lexuar se ai që i krijoi në fillim, i bëri ata mashkull dhe femër?+  A nuk e keni lexuar edhe që tha: ‘Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’+  Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»+  Ata e pyetën: «Pse, atëherë, Moisiu urdhëroi që burri t’i japë një certifikatë divorci e ta përzërë?»+  Ai u tha: «Moisiu ju lejoi që të divorconi gratë tuaja ngaqë jeni zemërgur,+ por në fillim nuk ishte kështu.+  Unë po ju them se kushdo që e divorcon gruan, përveçse kur ka si bazë imoralitetin seksual,* dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje.»*+ 10  Dishepujt i thanë: «Nëse është kështu puna mes burrit dhe gruas, atëherë është më mirë të mos martohesh.» 11  Ai u tha: «Jo të gjithë njerëzit i pranojnë këto fjalë, por vetëm ata që kanë dhuratën,+ 12  sepse ka eunukë* që kanë lindur të tillë, ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka nga ata që janë bërë vetë eunukë* për hir të Mbretërisë së qiejve. Kush mund ta pranojë këtë, le ta pranojë.»+ 13  Pastaj i çuan disa fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ta* e të lutej, por dishepujt i qortuan.+ 14  Atëherë Jezui tha: «Lërini rehat fëmijët dhe mos i pengoni të vijnë tek unë, sepse Mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si këta.»+ 15  Pastaj i bekoi duke vënë duart mbi ta dhe iku që andej. 16  Më pas iu afrua dikush dhe e pyeti: «Mësues, ç’të mirë duhet të bëj që të fitoj jetën e përhershme?»+ 17  Ai iu përgjigj: «Pse më pyet mua se çfarë është e mirë? Një i vetëm është i mirë.+ Prandaj, nëse dëshiron të fitosh jetën, vazhdo të zbatosh urdhërimet.»+ 18  Ai e pyeti: «Cilat?» Jezui i tha: «Mos vrit,+ mos kryej kurorëshkelje,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ 19  ndero babanë dhe nënën tënde+ dhe duaje të afërmin tënd* si veten.»+ 20  I riu i tha: «I kam zbatuar të gjitha këto. Çfarë më mungon akoma?» 21  Jezui iu përgjigj: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur,* shko, shit zotërimet e tua dhe jepua paratë të varfërve, e atëherë do të kesh një thesar në qiell.+ Pastaj eja e bëhu dishepulli* im.»+ 22  Kur i riu i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte shumë zotërime.+ 23  Prandaj Jezui u tha dishepujve të vet: «Vërtet po ju them se një i pasur do ta ketë të vështirë të hyjë në Mbretërinë e qiejve.+ 24  Përsëri po ju them: është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër një vrimë gjilpëre, sesa një i pasur të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë.»+ 25  Kur e dëgjuan këtë, dishepujt u habitën shumë dhe thanë: «Atëherë kush mund të shpëtojë?»+ 26  Jezui i pa drejt e në sy e u tha: «Me njerëzit kjo është e pamundur, por me Perëndinë gjithçka është e mundur.»+ 27  Atëherë Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjithçka dhe të ndoqëm. E ç’do të marrin ne, pra?»+ 28  Jezui u tha dishepujve: «Vërtet po ju them se kur të përtërihet krijimi dhe Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që më keni ndjekur, do të uleni në 12 frone dhe do të gjykoni 12 fiset e Izraelit.+ 29  Dhe kushdo që ka lënë shtëpi ose vëllezër, motra, baba, nënë, fëmijë, a toka për hir të emrit tim, do të marrë 100-fish më tepër dhe do të trashëgojë jetën e përhershme.+ 30  Por shumë që janë të parët, do të jenë të fundit, dhe të fundit do të jenë të parët.+

Shënime në fund të faqes

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «tradhti bashkëshortore».
Ose «që kanë zgjedhur të jetojnë si eunukë».
Domethënë, që t’i bekonte. Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Ose «i plotë».
Ose «ithtari».