Sipas Mateut 18:1-35

  • Më i madhi në Mbretëri (1-6)

  • Gurë pengese (7-11)

  • Ilustrimi i deles së humbur (12-14)

  • Si ta fitosh vëllanë (15-20)

  • Ilustrimi me skllavin që nuk fal (21-35)

18  Në atë kohë dishepujt iu afruan Jezuit dhe e pyetën: «Kush është më i madhi në Mbretërinë e qiejve?»+  Atëherë ai thirri pranë një fëmijë të vogël, e vuri në mes tyre  dhe tha: «Vërtet po ju them: po të mos ndryshoni* e të bëheni si fëmijë të vegjël,+ nuk do të hyni kurrsesi në Mbretërinë e qiejve.+  Prandaj, kushdo që përulet dhe bëhet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në Mbretërinë e qiejve.+  Dhe kushdo që pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin tim, më pranon edhe mua.  Por, për këdo që pengon një nga këta të vegjël që kanë besim tek unë, do të ishte më mirë të varte rreth qafës një gur të madh mulliri* e të hidhej në fund të detit.+  Mjerë bota, sepse është bërë gur pengese! Natyrisht që gurë pengese do të ketë, por mjerë ai njeri që bëhet gur pengese!  Prandaj, nëse dora ose këmba të bëhet pengesë, prite dhe flake tej.+ Është më mirë të fitosh jetën i gjymtuar ose i çalë, sesa t’i kesh të dyja duart e të dyja këmbët, dhe të hidhesh në zjarrin e përhershëm.*+  Gjithashtu, nëse syri të bëhet pengesë, hiqe dhe flake tej. Është më mirë të fitosh jetën me një sy, sesa t’i kesh të dy sytë, dhe të hidhesh në Gehenën*+ e zjarrtë. 10  Kini kujdes se mos përbuzni një nga këta të vegjlit, sepse po ju them se engjëjt e tyre në qiell shohin gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiell.+ 11  *—— 12  Si mendoni? Nëse një njeri ka 100 dele dhe njëra humb rrugën,+ a nuk do t’i lërë ai 99 në male, që të shkojë të kërkojë atë që ka humbur rrugën?+ 13  Ja ku po jua them: po ta gjejë, ai do të gëzojë më shumë për të, se për ato 99 që nuk e kanë humbur rrugën. 14  Po ashtu edhe Ati im* që është në qiell, nuk dëshiron që asnjë nga këta të vegjlit të marrë fund.+ 15  Veç kësaj, nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko, fol vetëm për vetëm me të dhe tregoji hapur ku ka gabuar.*+ Në qoftë se të dëgjon, e fitove vëllanë tënd.+ 16  Por, në rast se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy të tjerë, që çdo çështje të vendoset nga dëshmia* e dy a tre dëshmitarëve.+ 17  Nëse nuk i dëgjon edhe ata, fol me kongregacionin. Në qoftë se nuk e dëgjon as kongregacionin, le të jetë për ty tamam si një njeri nga kombet*+ dhe si një taksambledhës.+ 18  Vërtet po ju them: çdo gjë që do të lidhni në tokë, tashmë do të jetë lidhur në qiell, dhe çdo gjë që do të zgjidhni në tokë, tashmë do të jetë zgjidhur në qiell. 19  Po ju them gjithashtu se, nëse dy prej jush këtu në tokë bien dakord që të kërkojnë çfarëdo gjëje të rëndësishme, kërkesa do t’ju plotësohet nga Ati im që është në qiell,+ 20  sepse atje ku janë dy ose tre të mbledhur bashkë në emrin tim,+ atje jam edhe unë, mes tyre.» 21  Atëherë Pjetri iu afrua dhe e pyeti: «Zotëri, sa herë duhet ta fal vëllanë tim, nëse ai mëkaton kundër meje? Deri në 7 herë?» 22  Jezui iu përgjigj: «Unë po të them: jo deri në 7 herë, por deri në 77 herë.+ 23  Ja pse Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili deshi të mbyllte llogaritë me skllevërit e tij. 24  Në fillim, i çuan një njeri që i detyrohej 10.000 talenta.* 25  Por, meqë ai s’kishte t’ia kthente, zotëria urdhëroi që të shitej ai, gruaja e tij, fëmijët e tij dhe gjithçka që kishte, e të shlyhej detyrimi.+ 26  Atëherë skllavi i ra në gjunjë, i bëri nderime* e i tha: ‘Ji i duruar me mua dhe do të të kthej gjithçka.’ 27  I shtyrë nga keqardhja, zotëria e la të lirë dhe ia fali borxhin.+ 28  Por ai skllav doli dhe gjeti një shok të tij, gjithashtu skllav, i cili i detyrohej 100 denarë.* Ai e kapi, e mbërtheu për fyti gati sa ta mbyste dhe i thoshte: ‘M’i kthe të gjitha ato që më ke borxh.’ 29  Atëherë shoku i tij i ra në gjunjë dhe nisi t’i përgjërohej: ‘Ji i duruar me mua dhe do të t’i kthej.’ 30  Mirëpo ai nuk deshi, prandaj iku dhe e futi në burg, derisa t’i kthente borxhin. 31  Kur skllevërit e tjerë panë ç’ndodhi, u mërzitën shumë dhe shkuan e i treguan zotërisë së tyre gjithçka. 32  Kështu zotëria e thirri dhe i tha: ‘Skllav i lig, unë të fala gjithë atë borxh kur m’u përgjërove. 33  A nuk duhej që edhe ti të tregoje mëshirë për shokun tënd, siç tregova edhe unë mëshirë për ty?’+ 34  I nxehur, zotëria ua dorëzoi rojave të burgut, derisa t’i kthente gjithë sa i detyrohej. 35  Po kështu do të veprojë edhe Ati im qiellor me ju,+ nëse secili nuk e fal vëllanë e vet* me gjithë zemër.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «po të mos ktheheni».
Ose «një gur mulliri që e rrotullon një gomar».
I referohet shkatërrimit të përhershëm.
Një mundësi tjetër «juaj».
Fjalë për fjalë «dhe korrigjoje».
Fjalë për fjalë «goja».
10.000 talenta argjendi ishin 60.000.000 denarë. Shih Shtojcën B14.
Ose «u përkul para tij».
Ose «tjetrin».