Sipas Mateut 1:1-25

  • Gjenealogjia e Jezu Krishtit (1-17)

  • Lindja e Jezuit (18-25)

1  Libri i historisë* së Jezu Krishtit,* birit të Davidit,+ birit të Abrahamit:+   Abrahamit i lindi* Isaku;+Isakut i lindi Jakobi;+Jakobit i lindi Juda+ dhe vëllezërit e tij;   Judës i lindën Perezi dhe Zerahu+ nga Tamara;Perezit i lindi Hezroni;+Hezronit i lindi Rami;+   Ramit i lindi Aminadabi;Aminadabit i lindi Nahasoni;+Nahasonit i lindi Salmoni;   Salmonit i lindi Boazi nga Rahaba;+Boazit i lindi Obedi nga Rutha;+Obedit i lindi Jeseu;+   Jeseut i lindi Davidi,+ mbreti.Davidit i lindi Solomoni+ nga gruaja e Uriahut;   Solomonit i lindi Rehoboami;+Rehoboamit i lindi Abijahu;Abijahut i lindi Asa;+   Asës i lindi Jehozafati;+Jehozafatit i lindi Jehorami;+Jehoramit i lindi* Uziahu;   Uziahut i lindi Jotami;+Jotamit i lindi Akazi;+Akazit i lindi Hezekia;+ 10  Hezekisë i lindi Manaseu;+Manaseut i lindi Amoni;+Amonit i lindi Josia;+ 11  Josisë+ i lindi* Jekonia+ dhe vëllezërit e tij gjatë kohës së dëbimit në Babiloni.+ 12  Pas dëbimit në Babiloni, Jekonisë i lindi Shealtieli;Shealtielit i lindi* Zorobabeli;+ 13  Zorobabelit i lindi Abiudi;Abiudit i lindi Eliakimi;Eliakimit i lindi Azori; 14  Azorit i lindi Sadoku;Sadokut i lindi Akimi;Akimit i lindi Eliudi; 15  Eliudit i lindi Eleazari;Eleazarit i lindi Matani;Matanit i lindi Jakobi; 16  Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, nga e cila lindi Jezui,+ që quhet Krisht.+ 17  Nga Abrahami deri te Davidi ishin gjithsej 14 breza; nga Davidi deri te dëbimi në Babiloni, 14 breza; nga dëbimi në Babiloni deri te Krishti, 14 breza. 18  Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: gjatë kohës që e ëma, Maria, ishte e fejuar me Jozefin, ajo mbeti* shtatzënë me anë të frymës së shenjtë*+ përpara se të martoheshin. 19  Megjithatë, meqë burri i saj, Jozefi, ishte i drejtë dhe nuk donte që ajo të turpërohej para të gjithëve, mendoi ta divorconte fshehurazi.+ 20  Por, pasi i bluajti në mendje këto gjëra, ja, engjëlli i Jehovait* iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh në shtëpi gruan tënde, Marinë, sepse fëmija që është ngjizur në të,* është nga fryma e shenjtë.+ 21  Ajo do të lindë një djalë, dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu,*+ sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet.»+ 22  Në të vërtetë, e gjithë kjo ndodhi që të përmbushej ajo që kishte thënë Jehovai* nëpërmjet profetit të tij: 23  «Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë e do të lindë një djalë, të cilit do t’ia vënë emrin Emanuel»,+ që kur përkthehet, do të thotë: «Perëndia është me ne.»+ 24  Atëherë Jozefi u zgjua nga gjumi dhe bëri siç e kishte udhëzuar engjëlli i Jehovait:* e mori në shtëpi gruan e tij, 25  por nuk pati marrëdhënie seksuale me të, derisa ajo lindi një djalë,+ të cilit ia vuri emrin Jezu.+

Shënime në fund të faqes

Ose «i gjenealogjisë».
Ose «së Mesisë; së të Mirosurit».
Fjalë për fjalë «u bë ati i».
Fjalë për fjalë «u bë ati i».
Fjalë për fjalë «u bë ati i».
Fjalë për fjalë «u bë ati i».
Fjalë për fjalë «u gjend».
Ose «të forcës vepruese të Perëndisë».
Kjo është hera e parë nga 237 vendet në Shkrimet e Krishtere Greke ku shfaqet në tekstin kryesor të këtij përkthimi emri hyjnor, Jehova. Shih Shtojcën A5.
Ose «që ajo do të lindë».
Përkon me emrin hebraik Jeshua ose Josi, që do të thotë «Jehovai është shpëtim».