Sipas Markut 3:1-35

  • Shërohet njeriu me dorë të tharë (1-6)

  • Një turmë e madhe në breg të detit (7-12)

  • 12 apostujt (13-19)

  • Blasfemi kundër frymës së shenjtë (20-30)

  • Nëna dhe vëllezërit e Jezuit (31-35)

3  Ai hyri përsëri në një sinagogë, ku ishte një burrë me dorë të tharë.*+  Prandaj farisenjtë po e shikonin me kujdes nëse do ta shëronte në Sabat, që ta akuzonin.  Ai i tha burrit me dorë të tharë:* «Ngrihu dhe hajde këtu në mes.»  Pastaj i pyeti ata: «A është e ligjshme të bësh mirë apo të bësh keq në Sabat, ta shpëtosh apo ta vrasësh dikë?»*+ Mirëpo ata heshtën.  Pasi i pa të gjithë rreth e rrotull, i indinjuar dhe krejt i hidhëruar për zemrën e tyre të pandjeshme,+ Jezui i tha burrit me dorë të tharë: «Shtrije dorën!» Ky e shtriu dorën, dhe ajo iu shërua.  Atëherë farisenjtë dolën dhe menjëherë u mblodhën me përkrahësit e partisë së Herodit,+ që të komplotonin për ta vrarë.  Kurse Jezui u nis drejt detit bashkë me dishepujt, dhe një turmë e madhe nga Galilea e Judea i shkoi pas.+  Kur dëgjuan sa shumë gjëra po bënte, tek ai erdhi edhe një turmë e madhe nga Jerusalemi, nga Idumea, nga zonat përtej Jordanit dhe nga rrethinat e Tirit e të Sidonit.  Ndaj u tha dishepujve të kishin gati një varkë të vogël për të, që turma të mos ngjishej pas tij. 10  Ngaqë shëroi shumë veta, të gjithë ata me sëmundje të rënda u mblodhën rreth tij dhe shtyheshin që ta preknin.+ 11  Edhe frymërat e ndyra*+ kur e shihnin, përkuleshin me fytyrë përtokë para tij dhe thërritnin: «Ti je Biri i Perëndisë.»+ 12  Por, herë pas here, ai i urdhëroi prerazi ato të mos tregonin kush ishte.+ 13  Jezui u ngjit në mal, thirri disa nga dishepujt,+ dhe ata shkuan tek ai.+ 14  Zgjodhi* 12 veta, të cilët i quajti apostuj, që ta shoqëronin, t’i dërgonte për të predikuar 15  dhe të kishin autoritet për të dëbuar demonët.+ 16  Në grupin me 12 veta+ që zgjodhi,* ishin: Simoni, të cilin e quajti Pjetër,+ 17  Jakovi, i biri i Zebedeut, Gjoni, vëllai i Jakovit, (këta i quajti Boanerges, që do të thotë «bij të bubullimës»),+ 18  Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakovi, i biri i Alfeut, Tadeu, Simon i Zellshmi* 19  dhe Judë Iskarioti, i cili më vonë e tradhtoi. Pastaj shkoi në një shtëpi, 20  por turma u mblodh përsëri, kështu që ata nuk mundën as të hanin bukë. 21  Mirëpo, kur e morën vesh çfarë po ndodhte, njerëzit e vet dolën ta kapnin, sepse thoshin: «Ai ka luajtur mendsh.»+ 22  Edhe skribët që erdhën nga Jerusalemi, thoshin: «Ai ka Belzebubin* dhe i dëbon demonët me anë të sundimtarit të demonëve.»+ 23  Por ai u tha të afroheshin dhe u foli me ilustrime: «Si mund ta dëbojë Satanai Satanain? 24  Nëse një mbretëri përçahet, nuk qëndron dot.+ 25  Edhe një shtëpi nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë nëse përçahet. 26  Po ashtu, nëse Satanai është ngritur kundër vetes dhe është përçarë, nuk qëndron dot, por po i vjen fundi. 27  Në të vërtetë, askush që futet në shtëpinë e një burri të fortë, nuk mund ta grabitë nëse nuk e lidh më parë. Vetëm atëherë mund t’ia plaçkitë shtëpinë. 28  Vërtet po ju them se bijve të njerëzve do t’u falet gjithçka, pavarësisht nga mëkatet që bëjnë dhe blasfemitë* që thonë. 29  Por kushdo që blasfemon kundër frymës së shenjtë, nuk do të falet kurrën e kurrës.+ Ai është fajtor për mëkat të përhershëm.»+ 30  Ua tha këtë, sepse ata thoshin: «Ai ka një frymë të ndyrë.»+ 31  Ndërkohë, erdhën nëna dhe vëllezërit e tij,+ të cilët qëndruan jashtë dhe dërguan dikë brenda që ta thërriste.+ 32  Atë e kishte rrethuar një turmë, prandaj i thanë: «Nëna jote me vëllezërit e tu janë jashtë dhe po të kërkojnë.»+ 33  Por ai u përgjigj: «Kush është nëna ime dhe cilët janë vëllezërit e mi?» 34  Pastaj pa ata që ishin ulur përreth tij dhe tha: «Ja, nëna ime dhe vëllezërit e mi!+ 35  Vëllai im dhe motra e nëna ime është kushdo që bën vullnetin e Perëndisë.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «të paralizuar».
Ose «të paralizuar».
Ose «një shpirt?»
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «Emëroi».
Ose «emëroi».
Ose «Kananeni».
Një emër tjetër për Satanain.